Roza tregon njohjen dhe ndjenjat e para me regjisorin Dhimitër Anagnosti

Publikuar tek: kulture-art, më 22:39 15-10-2018 Roza tregon njohjen dhe ndjenjat e para me regjisorin Dhimitër Anagnosti

Roza Anagnosti është padyshim një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe ndër aktoret më të dashura nga publiku.

Pasditen e sotme, e ftuar në emisionin “Rudina”, Roza Anagnosti rrëfeu historinë e dashurisë mes saj dhe regjisorit Dhimitër Anagnosti.

“Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket. Regjisor në filmin “Toka jonë” ka qenë Hysen Hakani, i cili krijonte situata shumë komike në xhirime. Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi. Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeç në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam. Dhe tek filmi  “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit. Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të. Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest. Unë kam patur në krah një mbështetje shumë të madhe”, rrëfeu Roza Anagnosti për emisionin “Rudina”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PUBLIKOHET për herë të PARË fotoja e rrallë e Sabiha Kasimatit, heroinës shqiptare
Oscar Wilde, gjeniu i paragjykuar, rebeli që pataksi shoqërinë viktoriane »
Article Logic
Execution time: 0.023612022399902
array(1) { ["section"]=> string(79) "roza-tregon-njohjen-dhe-ndjenjat-e-para-me-regjisorin-dhimiter-anagnosti-137958" }