Rozana Radi ka ditëlindjen, dedikimi i mikes gazetare: Je shoqe lotësh, qejfesh, hallesh...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:47 06-07-2015 Rozana Radi ka ditëlindjen, dedikimi i mikes gazetare: Je shoqe lotësh, qejfesh, hallesh... Fiori dardha dhe Rozana Radi në 20 vite shoqëri

Rozana Radi feston sot ditën e saj të lindjes dhe mikja e saj e ngushtë Fiori Dardha, njëkohësisht moderatore në Fiks Fare, i ka dedikuar një postim mjaft të veçantë. Fiori e nis dedikimin modestisht duke pohuar se nuk di të shkruajë aq bukur por në fund përfundon duke thënë fjalët më të bukura që çdo mike do donte t’i dëgjonte.

“Unë nuk di të shkruaj aq bukur sa ti, por di të të them që ti je yll bote! ...dhe e di pse? Se je shoqja ime! E nuk je shoqe nga ato që thjesht mund të shtysh kafen e të lidh ndonjë interes i momentit. Je shoqe për kokë, shoqe prej 20 vjetësh! Je shoqe lotësh , edhe kur janë gëzimi, edhe kur janë dhimbjeje. Je shoqe sekretesh, shoqe debatesh, shoqe qejfesh, shoqe hallesh, shoqe zemre!

Gëzuar ditëindjen! Të dua shumë”, shkruan Fiori për miken Rozana duke ndarë edhe këto foto shkëputur ndër vite nga miqësia e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006587028503418
array(1) { ["section"]=> string(90) "rozana-radi-ka-ditelindjen-dedikimi-i-mikes-gazetare-je-shoqe-lotesh-qejfesh-hallesh-15414" }