Rozana Radi “prenoton” Ivica Daçiç si këngëtar në dasmën e saj (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 12-10-2017 Rozana Radi “prenoton” Ivica Daçiç si këngëtar në dasmën e saj (Video)

Moderatoret e emisionit investigativ ‘BOOM’,  Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë prezantuar për të gjithë momentin kur Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic i ka bërë surprizë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan duke kënduar para tij këngën e Osman Agës në turqisht.

Pas përfundimit të materialit, moderatoret vazhdojnë të kërcejnë nën ritmet e kësaj muzike ku Fiori thotë: Kështu do kërcej në dasmën tënde Rozi.

E njohur edhe për këngët e saj, Rozana Radi nuk mund ta anashkalonte fjalën e Fiorit, dhe duke mbajtur notat e humorit tha: Unë kam një ide shumë interesante, zotin Ivica do ta ftoj për këngëtar të tretë pas Genës dhe Sinanit.

Article Logic
Execution time: 0.02318286895752
array(1) { ["section"]=> string(72) "rozana-radi-prenoton-ivica-dacic-si-kengetar-ne-dasmen-e-saj-video-95690" }