Rrahin dhe lidhin dy pleq në shtëpinë e tyre, arrestohen 2 shqiptarë, në kërkim dhe 2 të tjerë

Publikuar tek: bota, më 13:49 25-01-2016 Rrahin dhe lidhin dy pleq në shtëpinë e tyre, arrestohen  2 shqiptarë, në kërkim dhe 2 të tjerë

Dy shqiptarë janë futur në shtipinë e dy pleqëve në Aliveri të Greqisë për të vjedhur para dhe sende prej floriri. Ata janë arrestuar më vonë nga policia greke, e cila ka publikuar detaje nga ngjarja.

Sipas deklaratës të policisë greke, njëri nga shqiptarër është 36 vjeç, ndërsa tjetri është 26 vjeç. Ata u futën në shtëpinë, tek e cila jeton një burrë i moshuar 69 vjeç me gruan e tij 63 vjeçe dhe i kërcënuan me thikë gjatë ushtimit të dhunës fizike ndaj tyre. Më vonë shqiptarët i lidhën ata dhe morën një sasi të panjohur parash, sende prej floriri dhe 4 orë dore, para se largoheshin nga shtëpia.

Policia e zonës ka arritur të gjejë pak më vonë shqiptarët në automjetin e tyre, dhe i bënë sinjalizim për të ndaluar, por ata shtuan shpejtësinë e makinës. Policia greke i ka ndjekur nga pas dhe ka arritur ti ndalojë ata pasi ka goditur automjetin e tyre. Në makinë ishin dy persona të cilët u arrestuan, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët bashkëpunonin me dy shqiptarët.

U sekuestruan nga policia makina, disa sende prej floriri, orë, disa mjete që përdornin ata për të vjedhur dhe një pjesë e sasisë së parave që janë marrë nga shtëpia e pleqve. Mësohet se 36 vjecari shqiptar kishte dalë nga burgu në korrikun e 2014-së, duke i shërbyer një dënimi me burg për vjedhje.

Plaku grek 69 vjecar u transportua në spitalin e zonës.

mak2.jpg

mak1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022853136062622
array(1) { ["section"]=> string(98) "rrahin-dhe-lidhin-dy-pleq-ne-shtepine-e-tyre-arrestohen-2-shqiptare-ne-kerkim-dhe-2-te-tjere-30877" }