Rrahja barbare e Edi Ramës, reagon Berisha: Çfarë bëra unë si President dhe si qëndron e vërteta

Publikuar tek: politike, më 19:27 23-01-2016 Rrahja barbare e Edi Ramës, reagon Berisha: Çfarë bëra unë si President dhe si qëndron e vërteta

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shkrimit të Nikoll Lesit i cili sillte në vëmendje ngjarjen e 19 viteve më parë ku u dhunua barbarisht Edi Rama, sot kryeministër i vendit. Shkrimi i Nikoll Lesit u botua edhe në agjencinë tonë, newsbomb.al.

Referuar këtyre publikimeve, ish kryeministri Berisha tregon sesi e trajtoi këtë situatë kur ishte në postin e Presidentit ndërsa e cilëson krimin ndaj Ramës si “krim pasioni”, pa asnjë prapavijë politike sipas tij.

Reagimi i plotë i Berishës:

“Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike. Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin. Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:

- Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.

- Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.

-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate. Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nis betejën me Vokshin, e kallëzon për shpifje: I gatshëm të jap dorëheqjen. Deputetja: Rama po më çon aty ku nuk beson
Ambasadori britanik, Cannon: Politika dhe gjyqësori, të lidhur me korrupsionin »
Article Logic
Execution time: 0.01982307434082
array(1) { ["section"]=> string(100) "rrahja-barbare-e-edi-rames-reagon-berisha-cfare-bera-une-si-president-dhe-si-qendron-e-verteta-30776" }