Rrëfehen dy gratë që shesin lodra seksi në Tiranë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:41 26-01-2017 Rrëfehen dy gratë që shesin lodra seksi në Tiranë

“Përmirësimi i marrëdhënies në çiftit”, ka qenë kjo tema e trajtuar në emisionin “Rudina”, në Televizionin Klan ku të ftuara ishin dy ortake në një biznes të lodrave të seksi, Armida Elezi dhe Chaiza Alicea. Dy vajzat, të ardhura nga Amerika rrëfyen për moderatoren Rudina Magjistari, se përse kishin vendosur të hapnin një dyqan me lodra seksi në Shqipëri. Ato shpjeguan se ishin të bindura që shqiptarët kanë nevojë për lodra të tilla për të pasur një jetë më të mirë në martesë apo në bashkëjetesë.

Elezi dhe amerikanja Alicea i shesin produktet e tyre në internet, pasi mendojnë se shqiptarët do e kenë më të thjeshtë për t’i blerë lodrat e seksit, sesa të hyjnë në një dyqan fizik, pasi mund të ndihen në siklet dhe të paragjykuar. Ka qenë Elezi, ajo që e kishte këtë ide, pasi kishte eksploruar me bashkëshortin e saj shqiptar eksperiencën e lodrave të seksit, që e kishin ringjallur në mënyrë të pabesueshme martesën e tyre 20 – vjeçare.

Falë këtij fakti, ajo ka vendosur të nisë biznesin e saj që do të jetë efektiv që të premten në mbrëmje, “Zakoni i epshit.com”, te cilin e kane shpallur ne emisionin “Rudina”. Ato do të kenë gjithë gamën e artikujve, nga të brendshmet, kamzhikët, lubrifikantët, zarat për stërvitjen e vaginës e deri te llojet e ndryshme të penisëve dhe vibratorëve…

Armida ka deklaruar se ajo i ka provuar te gjitha mallrat qe do te shesi online. Madje për te hequr çdo lloj turpi ajo tha se disa kremra i ka provuar edhe me te ëmën dhe vjehrrën e saj po shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025774002075195
array(1) { ["section"]=> string(55) "rrefehen-dy-grate-qe-shesin-lodra-seksi-ne-tirane-66783" }