Rrëfehet Arian Çani: Si më kërcënuan dy njerëz të njohur kur punoja kryeredakor, sot ata janë zyrtarë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:35 12-10-2018 Rrëfehet Arian Çani: Si më kërcënuan dy njerëz të njohur kur punoja kryeredakor, sot ata janë zyrtarë Arian Cani, moderator

Arian Çani, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë ka ndarë sot me publikun një episod nga e kaluara e tij në vitin 1998 kur punonte kryeredaktor i një gazete.

 

Çani ka thënë për Kafe In se është kërcënuar nga dy persona për një artikull të publikuar, fill pas vrasjes së Azem Hajdarit. Çani nuk zbuloi emrat por tha se këta dy persona, sot janë zyrtarë.

“Nuk kam patur asnjëherë kërcënim nga persona, por kujtoj një rast në vitin 1998 kur unë punoja si kryeredaktor i një gazete. Dy njerëz të njohur me morën në telefon për një shkrim që ishte botuar, pra nuk kishin asgjë personale me mua. Ishte një kohë kur në Tirana ishte jashtë kontrollit dhe kishte dy ose tre ditë që ishte vrarë Azem Hajdari, pra ishte gjendje e jashtëzakonshme.

Nuk i përmend dot me emra por dy personat më kërcënuan dhe më thonin që të mos e vazhdoja më shkrimin në gazetë.

Madje më erdhën edhe në redaksi, unë thirra ca njerëz të tjerë paralel që të mbrohesha, pasi unë nuk shquhem për grushte dhe u neutralizua kjo histori. Këta dy njerëz janë shumë zyrtarë sot”, rrëfeu moderatori i “Zonë e Lirë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i PS takon rastësisht në shtëpinë e tij në Vjenë kryeministrin austriak: Më tha dërgoji të fala Edit... (E PLOTË)
Kush është minstrja me TATUAZH në këmbë, Rama: Shpresojmë t'i sjellë fat »
Article Logic
Execution time: 0.037566900253296
array(1) { ["section"]=> string(106) "rrefehet-arian-cani-si-me-kercenuan-dy-njerez-te-njohur-kur-punoja-kryeredakor-sot-ata-jane-zyrtare-137544" }