Rrëfehet Berisha: Si tentuan të më vrisnin mua dhe Ibrahim Rugovën

Publikuar tek: politike, më 07:16 08-08-2018 Rrëfehet Berisha: Si tentuan të më vrisnin mua dhe Ibrahim Rugovën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka rrëfyer se si në vitin 1991, regjimi komunist donte të vriste atë dhe presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Berisha tha se ishte dhënë urdhër për vrasjen e tij dhe të Rugovës nga regjimi i kohës, pasi presidenti Rugova kishte refuzuar të vendoste buqeta me lule në varrin e Enver Hoxhës.

“Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara”, është shprehur ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga intervista:

Ermal Panduri: Keni shkruar në facebook se në vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën?

Sali Berisha: Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara.

Ermal Panduri: A ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves?

Sali Berisha: Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Ermal Panduri: Zotri Berisha kur u takuat për herë të fundit me zotri Rugovën. Cili ishte takimi I fundit me të?

Sali Berisha: Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01151704788208
array(1) { ["section"]=> string(72) "rrefehet-berisha-si-tentuan-te-me-vrisnin-mua-dhe-ibrahim-rugoven-130466" }