Rrëfehet De Biasi, kjo është arsyeja që më largoi nga Shqipëria

Publikuar tek: sport, më 21:20 25-09-2017 Rrëfehet De Biasi, kjo është arsyeja që më largoi nga Shqipëria

Ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, ditën e sotme u zyrtarizua në  stolin e ekipit spanjoll Alavesh, i cili në këtë fillim kampionati ka bërë një start shumë zhgënjyes.

Për të ndihmuar në ringritjen e  skuadrës në stol është ulur ishtrajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Por edhe pse De Biasi është ulur stolin e Alavesh, De Biasi nuk mund të lërë pas lehtë të kaluarën e tij tek kuqezinjtë.

Ai ka treguar se u largua nga kombëtarja për shkak se Shqipëria nuk kishte shanse që të kualifikohej në Botërorin e Rusisë.

“U largova nga Shqipëria pasi ajo skuadër nuk shkonte dot në Rusi. Lojtarëve pas Europianit i iku dëshira dhe uria, kujtuan se arritën gjithçka. Më duhej t'i lija vendin një trajneri tjetër që të kishte mundësi të njihte skuadrën dhe ta përgatiste për në eliminatoret e ardhshme. Ai është një ekip i gatshëm tashmë dhe unë bëra një gjest dashurie ndaj Shqipërisë, Presidentit dhe tifozëve”, tha De Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i “zi” për tifozët e Juventusit, gjykata shpall dënimin e rëndë për Agnelin dhe skuadrën
»
Article Logic
Execution time: 0.021478176116943
array(1) { ["section"]=> string(68) "rrefehet-de-biasi-kjo-eshte-arsyeja-qe-me-largoi-nga-shqiperia-93649" }