Rrëfehet De Biasi: Sfida me shqiptarët ishte ndryshimi i mentalitetit

Publikuar tek: sport, më 22:48 11-09-2015 Rrëfehet De Biasi: Sfida me shqiptarët ishte ndryshimi i mentalitetit

Çdo javë FIFA publikon një revistë, “The Weekly”, dhe publikimi i fundit ka patur në fokus në Shqipërinë, dhe punën e bërë nga tranjeri italian Gianni de Biasi. Në faqet e “The Weekly” përfshihet edhe një intervistë e gjatë me trajnerin De Biazi, i cili shpjegon gjerësisht që nga fillimet me Shqipërinë, e deri te momenti aktual.

“Sfida më e vështirë, kur mora Shqipërinë, ishte të kuptoja mentalitetin e njerëzve dhe potencialin e lojtarëve të kombëtares. Pikërisht ndryshimi i mentalitetit ishte puna më e vështirë, pasi secili ka zakone të vështira për t’u ndryshuar, por mendoj se ia kemi dalë mbanë”, transmeton Sportal.

Çfarë e ka penguar Shqipërinë të hedhë hapin e madh në të shkuarën? “Kam vënë re që futbollistët shqiptarë kënaqen me nivelin që arrijnë dhe nuk janë mësuar të shohin nga e ardhmja dhe të vendosin objektiva më madhorë: në këtë drejtim kam punuar dhe vazhdoj të punoj ende”.

Futbolli shqiptar dhe terrenet? “Jemi në gjendje të keqe, është e vështirë për të gjetur terrene stërvitore për fëmijët, edhe pse këto vitet e fundit ka pasur përmirësime në këtë drejtim. Federata Shqiptare po punon shumë, por edhe klubet duhet të jenë më të organizuar dhe të kenë dëshirë të vazhdojnë të rriten”.

Kampionati shqiptar? “Me 10 skuadra, Kategoria Superiore është përmirësuar në aspektin e cilësisë, por nuk duhet të harrojmë që Shqipëria është një federatë e re, sepse shumë gjëra kanë ndryshuar në krahasim me regjimin e mëparshëm. Ecuria e mirë Skënderbeut këtë edicion konfirmon rritjen e kampionatit, që ka ende shumë punë për të bërë dhe duhet të përmirësohet në aspektin e mentalitetit. Kur lojtarët luajnë jashtë shtetit, rriten shumë dhe edukohen, ndërsa në Shqipëri ka nevojë për lojtarë të huaj cilësorë, nga shtete si Brazili e Italia, për shembull, në mënyrë që lojtarët vendas të testohen kundër tyre dhe të mësojnë”.

Euro 2016: “Kemi siguruar vendin në play-off, që është një arritje madhështore, sepse në fillim të edicionit askush nuk e imagjinonte të linim pas emra si Danimarka, Serbia e Portugalia, që kanë një potencial shumë më të madh se ne. Kualifikimi do të ishte një mrekulli, por kemi ende shumë punë për të bërë”.

E ardhmja: “Ka shumë lojtarë të talentuar nëpër Europë, të cilët po i ndjekim me vëmendje. Megjithatë, fillimisht duhet të kuptojmë planet e federatës shqiptare, nëse ka dëshirë të vazhdojë me mua në drejtim, apo të ndërrojë stafin drejtues”.

Ndeshjet më të mira të Shqipërisë? “Nga kualifikueset, mendoj se fitoret në Norvegji e Portugali kanë qenë të shkëlqyera, edhe në lojë, ndërsa nga miqësoret, kemi qenë perfektë kundër Francës”.

Kosova pret të pranohet në FIFA: “Kemi marrëdhënie shumë të mira me federatën e Kosovës dhe asgjë nuk do të ndryshojë për lojtarët që janë aktualisht pjesë e Shqipërisë, ata do të mbeten me ne”.

Këto ishin disa nga deklaratat e De Biazit, ndërkohë që shkrimi mbyllet me ndikimin që futbolli perëndimor ka te ai shqiptar, duke e lidhur këtë me dashurinë e shqiptarëve për lojën por dhe faktin se shumë prej lojtarëve aktualë të kombëtares janë rritur dhe formuar si futbollistë në Zvicër. Gjithashtu vëmendje i kushtohet dhe rritjes së cilësisë në Kategorinë Superiore dhe një klubi në veçanti, Skënderbeut, që ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Europë duke siguruar dhe një vend në fazën e grupeve të Europa League.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana bëhet baba në ditën e ndeshjes me Serbinë?
Zhgënjen Tirana, Kukësi ndal Teutën »
Article Logic
Execution time: 0.033157110214233
array(1) { ["section"]=> string(74) "rrefehet-de-biasi-sfida-me-shqiptaret-ishte-ndryshimi-i-mentalitetit-20576" }