Rrëfehet De Biasi, trajneri i Kombëtares zbulon përgjysmë disa nga temat e “nxehta” të 2016-ës

Publikuar tek: sport, më 22:17 23-12-2016 Rrëfehet De Biasi, trajneri i Kombëtares zbulon përgjysmë disa nga temat e “nxehta” të 2016-ës

Xhani de Biazi ishte i ftuar në studion e Supersport, në një intervistë interesante me gazetarin Alban Xhihani.

Në fokus të intervistës ishte viti kalendarik 2016 në aspektin sportiv të trajnerit italian që drejton tashmë prej 5 vitesh Kombëtaren kuqezi.

Ai ka folur për disa tema, ndërsa nuk ka surprizuar me komentet e tij për pjesëmarrjen në “Euro 2016” të Shqipërisë që e ka cilësuar si një sukses të përbashkët të lojtarëve, stafit të tij dhe sigurisht mbështejtjes së madhe të FSHF-së.

“Spanjën e dinë të gjithë se çfarë kualiteti ka. Nuk mund të bënim më shumë kundër një ekipi si ai i iberikëve. Italia? Epo mund të mendohet se nuk është më ajo skuadër e para një dekade, por mbetet Italia sido të jetë.

Për sa i përket Izraelit, mendonin të gjithë se do ta kishim më të lehtë ndaj tyre. Por, ata që flisnin nuk e njihnin kualitetin e asaj skuadre. Humbja e fundit na dhembi shumë, por mënyra se si erdhi dhe gjithë ajo rrëmujë para atij takimi në Elbasan e komplikoi edhe më shumë atë 90 minutësh”, deklaroi De Biazi.

Trajneri i Kombëtares foli edhe për pezullimin me dy ndeshje të Etrit Berishës. “Në fakt ishte i pritshëm. U penalizuam nga një veprim finok i Zahavit. Por, nëse do të ishte në dorën time, atë simulim të sulmuesit të Izraelit do ta dënoja me të paktën 4 ndeshje”, u shpreh numri 1 i stolit kuqezi.

Paolo Tramexani tashmë është emëruar si trajneri i Luganos në Zvicër, ndërsa De Biazi nuk ka dashur të zbulojë emrin e pasuesit të tij në stolin e Kombëtares. “Paolo kishte dëshirë që të provonte një aventurë të re pas 5 vitesh si zv.trajner i Shqipërisë. Kërkoi që të mos e humbte mundësinë për të treguar vlerat e tij të padiskutuara në një skuadër si trajner i parë.

Tashmë do të jetë dikush tjetër që do të na japë një dorë në vend të tij”, pranoi De Biazi, tepër misterioz.

Për sa i përket së ardhmes së tij te Kombëtarja, italiani i stolit kuqezi, sërish u tregua diskret, duke bërë batutë me gazetarin Alban Xhihani. “Nuk e di se ku do jem, por Duka ma ka bërë pyetjen nëse do të qëndroj ose jo te Shqipëria, madje më ka ofruar edhe kontratën financiare. Ti sa lekë më jep nëse ta them nëse do rri ose jo?”, i tha De Biazi gazetarit Alban Xhihani, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Një drekë”. Një përgjigje, që nga trajneri i Kombëtares mori batutën e radhës si replikë: “Është pak (qesh)”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Milan superkampion me “adoleshentë”, i jep leksione Juventusit
Rivalë në fushë, por festat e fundvitit bashkojnë lojtarin e Partizanit, Tiranës dhe Skënderbeut »
Article Logic
Execution time: 0.016546964645386
array(1) { ["section"]=> string(97) "rrefehet-de-biasi-trajneri-i-kombetares-zbulon-pergjysme-disa-nga-temat-e-nxehta-te-2016-es-63589" }