Pavarsisht se është larguar nga drejtimi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi nuk mund të rrijë dot larg nga vendi ynë dhe duket sikur një sy e një vesh nga Shqipëria.
Gjatë një interviste për portalin “eduasportin” ka folur për gjithçka, që nga vizioni i tij për ekipin që zëvendësuesi në pankinën kuq e zi, Christian Panuçi do të ndërtojë.
Mes të tjerash De Biazi ka zbuluar se çfarë e "çmend" nga shqiptarët dhe karakteri tyre. Ai tha se shqiptarët janë njerëzit që abuzojnë më së shumti me kohën. “Një gjë që më ka çmendur gjithmonë është humbja e kohës kot. Unë gjithmonë kam luftuar për ta ndryshuar këtë gjë, që bën pjesë të një farë mentaliteti”, tha italiani.