Rrëfehet Erigerta Deda, aktorja shqiptare që mori pjesë në “Fast and furious 8”: Shtëpia jonë në Amerikë një “Mirditë e vogël”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:27 12-01-2018 Rrëfehet Erigerta Deda, aktorja shqiptare që mori pjesë në “Fast and furious 8”: Shtëpia jonë në Amerikë një “Mirditë e vogël”

Erigerta Deda aktorja me origjinë nga Mirdita ka marrë pjesë në filmin me famë botërore, “Fast and Furious 8”. Aktorja ka rrëfyer në një intervistë për Gjergj Markun se si arriti të bëhet pjesë e filmit. Ndër të tjera Erigerta ka folur edhe për jetën e saj në Amerikë.

“Shtëpia jonë në Amerikë është një ‘Mirditë e vogël’”, shprehet aktorja.

Intervista e plotë nga: Gjergj Marku

Erigerta, të falenderoj për këtë ardhje në këtë mëngjes janari këtu në Rrëshen. Jeni me pushime?

Që nga 11 vite që unë jetoj në Amerikë, eshtë hera e dytë që vizitoj vendlindjen. Sepse kam vazhduar studimet ndaj e bënte të pamundur të vija më shpesh. Tani qe mbarova shkollën mu krijuan mundesitë të vij në vendlindjen time, tek të afërmit dhe miqtë e mi në Shqipëri me të cilët vazhdimisht kam komunikuar. Jam shumë e impresionuar nga zhvillimet e shpejta që po pëson Shqipëria veçanerisht në infrastrukturë, ndërtimet e shumta e sidomos sheshet e qyteteve, si ai i Tiranës por edhe i Rrëshenit me arkitekturë edhe zbukurim natyral.

Vini nga Amerika. Sa kohë keni që jetoni në Tokën e Ëndërrave?

Siç u shpreha më lart, familja ime ka emigruar në vitin 2000 deri 2003 në Angli ku unë kam kryer shkollën fillore dhe në vitin 2004 kemi ardh në Tiranë, pastaj në vitin 2006 kemi emigruar në Amerike falë llotarisë amerikane. Atje jemi sistemuar në Cleveland, Ohio ku dhe kam kryer studimet për aktrim duke u diplomuar në maj 2017.

Ju studiuat për aktrim. Ishte një ëndërr fëmijërie apo si lindi?

Amerika eshte vend i lirë dhe i shanseve të shumta. Që e vogël kisha dëshirë të aktivizohesha dhe të isha në qendër të vëmendjes për njerëzit. Falë kesaj vazhdimisht kam marre pjesë në shfaqje teatrale dhe reklama ë shumta. Nga ana tjeter besoj që duke qenë mirditore e kam të trashëguar genin e aktrimit edhe të artistit pasi edhe prinderit e mi në kohën e komunizmit kanë qenë te aktivizuar me grupet artistike. Ne pavarësisht se jetojmë në Amerikë jemi shumë të informuar me jeten artistike edhe kulturore të Shqiperisë, e veçanërisht të Mirditës, dhe sidomos përmes publikimeve tuaja ndaj ju falenderoj.  

Nga publiku shqiptar jeni bërë e njohur për lojën aktoriale në filmin “Fast and the Furious 8”. Kaq e re dhe kaq shpejt në një film me kast të lartë aktorësh. Si erdhi?

Amerika është vendi i mundësive dhe ne shqiptarët jemi shume të etur për ti shfrytëzuar këto mundësi. Falë familjes sime mua më janë krijuar mundesitë që vazhdimisht të kontrolloj dhe ti krijoj mundësi vetes për të marrë pjesë në evente të ndryshme artistike dhe teatrale për "Fast Furious 8"

Për këtë film kanë konkuruar mbi 700 persona, Casting më zgjodhi mua të jem një ndër pjesmarrës për të punuar 1 muaj. Kjo ishte nje experiencë pune për mua pasi isha përkrah artistëve të mëdhej si Vin Diesel, Dëayne Johnson, Michelle Rodriguez kjo një ëndërr që do ta kishte çdo i ri shqiptar. Fale Zotit dhe përkushtinit e përgatitjes profesionale e arrita këtë ëndërr. Kjo eshte vetëm fillimi, pasi së shpejti po përgatitem për projekte të reja në fushën e aktrimit.

Jeni tre aktorë shqiptarë në këtë  film. Si ndiheshit me kastin tjetër?

Pjese e suksesit ishte edhe pjesemarrje e dy miqve te mi shqiptarë Marko Caka edhe Erand Hoxha, të cilët edhe ata ashtu si edhe unë janë të përkushtuar dhe punojnë shumë për rritjen e tyre profesionale.

Roli juaj, cfarë i sillte filmit, mendon se të mbushte kjo përzgjedhje  e regjisorit?

Pjesemarrja ne nje film kaq te madh me përmasa botërore sigurisht që të bën të ndihesh krenare dhe të motivon që të pretendosh në të ardhmen edhe për role kryesore. Unë jam ndjerë mire me regjizorët dhe kam mësuar shumënga ata. Besoj qe kjo praktikë për mua do të jetë një çeles suksesi në të ardhmen në fushën e aktrimit edhe regjizores të cilën e synoj në të ardhmen.

Cfarë u mban mend më së shumti sheshxhirimeve, mundin, sakrificën, rreziqet apo kënaqësitë?

Pavarsisht se nuk kisha rol kryesor në film isha prezent në të gjithë fushën e xhirimit dhe skenat e aktrimit të filmit. Mbaj mend shumë gjëra, por dua të kujtoj komunikimin me regjizorët, korrektesën e tyre dhe profesionalizmin në kohën e punës.

Mendon se mirditorët janë racë aktorësh?

Për vetë rrethanat historike dhe kulturore mirditorët janë artista të lindur. Prindërit më kanë treguar se në të kaluarën në darka apo në dreka festive në kullat e Mirditës improvizoheshin skena teatrale, organizonin lojra popullore e tjera. Ndihem krenare që jam me origjinë nga Mirdita e cila vazhdimisht ka lindur dhe rritur artista.

Sa ndihet Mirdita tek Erigerta në Amerikë?

Unë jam fëmija i madh i familjes dhe falë prindërve të mi shtëpia jonë se  së bashku me bahçen që rrethon është një copë “Mirditë e vogel”.  Ne kultivojme peme si në Mirditë; kemi nje biblotekë me të gjitha librat që kanë shkruar shkrimtarët dhe studiuesit mirditorë. Unë edhe motra ime kemi edhe kostume kombëtare mirditase që i veshim për festa. Familja ime darkon tek lokalet shqiptare edhe aty gjendet Vera e Arbrit.

Ne pavarsisht se jemi larg jetojmë me jetën kulturore të Shqiperise të cilën na bën të mundur televizori edhe interneti.

Një aktor me ambicie synon fort në Amerikë. Ti deri ku e ke syrin?

Edhe ne Amerike thuhet "kurrë mos thuaj kurrë" prandaj unë ënderroj që me vullnetin edhe përkushtimin tim të arrij në tapetin e kuq "Oscar." Në Amerikë ka shumë artistë shqiptarë të suksesshëm dhe une sigurisht do të jem pjesë e tyre. Kam disa projekte përpara dhe besoj që së shpejti do ti bëj realitet.

Me pak fjalë për aktrimin në Shqipëri, aktorët e preferuar, dhe çfarë mendon për filmin shqiptar këto kohë?

Shpesh shikoj filma të kohës së komunizmit dhe perpiqem të kuptoj veshtersitë e artistëve shqiptarë që vinin nga ideologjia komuniste dhe mungesa logjistike. Megjithatë si dhe shqiptarët e tjerë, ndihem krenarë për artistet e mëdhej si Sander Prosi, Naim Frashëri, Roza Xhuxha si mirditore e tjerë. Edhe këto vite ka perpjekje, por akoma mbetet e kufizuar mundësia për të realiziar filma që të pasqyrojmë jo vetëm realitetin shqiptar, por realitetin e lirë demokratik botëror.

Dhe së fundi, shoh se ke shëtitur goxha këto kohë pushimesh në Shqipëri dhe Vendlindje. Ku je ndjerë më mirë? Dhe me cfarë impresionesh shkon për Amerikë?

Më ka shëtitur daja im Kol Nikollaj. Jam ndjerë më mire në Tirane sepse ka argëtime. Ndërsa në Rrëshen kam nostalgji sepse kam kaluar një pjesë të fëmijërisë. Impresionohem sa bukur është ndërtuar vendi,  gjithashtu kultura autoktone mbahet në zemrat tona. Kjo më bën të shpresoj që atdheu im është në rrugën e duhur.

Vitin e Ri e kalova në vendlindjen e mamit tim ku takova njerëz të mire të cilët punonin shumë, por duhet të ishte më i madh interesimi i Shtetit për ta. Ata kishin bagëti dhe prodhime bujqësore, por nuk kishin rrugë për t’i tregtuar prodhimet e tyre.

Në Tiranë pashë ndryshime të medha gjatë këtyre viteve edhe më bëri përshtypje gjelberimi, rregullimi i qëndres së qytetit dhe larmia e aktiviteteve kulturore edhe artistike. Më bënë përshtypje shkollat e reja që po ndërtohen për fëmijet, si dhe makinat e shumta të cilat janë të kushtueshme. Më pëlqejnë të rinjtë të cilët deri në orët e vona i japin gjallëri qytetit. Ne festat e Vitit te Ri pati shume solidaritet dhe mbështetje për njerëzit në nevojë. Kjo më pëlqen shumë dhe mendoj që në të ardhmen edhe unë të jem pjesë e organizatave bamirëse në Shqiperi.

 Faleminderit!

 

 

 26754601_10213262834237440_1915971015_n.jpg

26754031_10213262834117437_877397969_n.jpg

26696887_10213262819237065_97424968_n.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtarja shqiptare publikon për herë të parë FOTON e vajzës të sapolindur
Rita Ora viziton Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë, Behgjet Pacolli i përgatit surprizën e veçantë »
Article Logic
Execution time: 0.019397974014282
array(1) { ["section"]=> string(127) "rrefehet-erigerta-deda-aktorja-shqiptare-qe-mori-pjese-ne-fast-and-furious-8-shtepia-jone-ne-amerike-nje-mirdite-e-vogel-106317" }