Rrëfehet nusja e Yllka Mujos: Si e njoha Amosin, marrëdhënia me vjehrrën dhe dasma e Elias

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:44 05-11-2016 Rrëfehet nusja e Yllka Mujos: Si e njoha Amosin, marrëdhënia me vjehrrën dhe dasma e Elias

E dashura e Amos Zaharisë, djalit të vetëm të aktores së njohur shqiptare Yllka Mujo, në një intervistë për Bluetooth; tregon për njohjen e rastësishme me Amos dhe dashurinë që po jetojnë. Gigliola Haveriku ka folur edhe për dasmën mbretërore të kunatës Elia, por edhe për marrëdhënien që ka me aktoren Mujo.

INTERVISTA E PLOTË PËR BLUETOOTH:

Gigliola, emri juaj është lakuar shpesh në media kohët e fundit, ka qenë vetëm lidhja me Amosin ajo që ju dha këtë famë?

Mendoj se fillimisht u njoha për pjesëmarrjen time tek “The Voice of Albania”. Më pas, duke marrë parasysh që kronikat rozë janë gjithnjë të pëlqyera nga publiku, filloi të shkruhej për lidhjen time me Amosin.

Kush është Gigliola dhe sa lidhje keni me artin?

Gigliola është një vajzë, e cila ka qejf të eksperimentojë pak nga të gjitha fushat. Jam diplomuar për Master Shkencor në Psikologji Klinike dhe aktualisht punoj në një universitet privat në Tiranë, paralel merrem edhe me muzikë dhe kam krijuar ‘band’-in, tim ku performojmë herë pas here (rrymën Jazz, Blues, Funk).

Si ka nisur lidhja juaj me Amosin, sa kohë keni bashkë?

Hmm njohja ime me Amosin (baby-n siç parapëlqejmë të thërrasim njëri-tjetrin) ka ndodhur shumë rastësisht dhe papritur, saqë sa herë e mendojmë, besoj gjithmonë e më shumë në “destino”. Në prill festojmë 2 vite fantastike e plot dashuri.

Duket si një lidhje e formalizuar, a keni menduar për fejesë?

Unë me Amosin gati bashkëjetojmë me njëri-tjetrin dhe njohim familjet përkatëse. Dua të shijoj çdo etapë me të dhe tani po shijoj etapën në të cilën ndodhem.

Keni në krah një mashkull simpatik, të famshëm, a jeni xheloz, po Amosi është?

Normalisht ndonjëherë më vjen t’i shoh celularin dhe mesazhet që i vijnë (qesh) shaka. Kam në krah një mashkull që më jep shumë vëmendje dhe me transmeton shumë siguri e dashuri, nuk kam arsye pse të jem ashtu sikur ai me mua. Rastet kur shfaq nota xhelozie ose posesiviteti mund t’i përkufizoj më shumë si ledhatime  të miat.

Ra në sy prania juaj në dasmën e Elias, motrës së Amosit, si i keni marrëdhëniet me të?

Elia është një person që unë e admiroj si artiste dhe si njeri. Me mua ka qenë gjithmonë shumë e dashur dhe sa herë takohem, me të ia kaloj shumë mirë.

Po me vjehrrën, aktoren e mirënjohur Yllka Mujo?

Përveç faktit që është një aktore e shkëlqyer, mund të them që edhe mendjen dhe zemrën i ka të mrekullueshme! Dëgjohemi dhe takohemi shpesh, e dua fort.

Si ishte dasma mbretërore brenda shtëpisë së nuses?

Dasma ishte përrallore. U transmetua kulturë, freski, dashuri, thjeshtësi. Ishte e magjishme.

Si ndjehet Gigliola si “nuse” në shtëpi artistësh?

Haha nuse! Ndihem shumë rehat dhe vetvetja.

Çfarë dhurate i bëtë ju dhe Amosi princit Leka dhe Elias?

Këtë preferoj shumë të mbetet midis nesh.

Si është një ditë e zakonshme në jetën tuaj, angazhimet, pasionet?

Zgjim, punë shtëpie, prova kantoje, punë në zyrë, (nëse nuk dalim) darkë në shtëpi, pasi pasion i madh i imi është edhe gatimi, ndonjë film, ndonjë libër ose shkruaj dhe në fund gjumë.

Si i keni marrëdhëniet me famën që keni marrë, ju tremb ajo ju pëlqen?

Vazhdoj jetën si gjithmonë, asgjë s’ka ndryshuar tek unë. Deri tani kam lexuar vetëm artikuj të bukur, nuk di si do t’i përjetoja ata negativët.

Keni një emër shumë të veçantë, çfarë do të thotë Gigliola?

Emri im shqiptohet Xhiljola në fakt, shkruhet italisht pasi kam lindur në Itali. Kam emrin e një këngëtare italiane, Gigliola Cinquetti, pasi ishte e preferuara e babait tim. Por, gjithashtu Giglio quhet një lule uji me origjinë shumë antike, që në mitologjinë greke personalizonte pastërti dhe dëlirësi.

des1.png

desk2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020845890045166
array(1) { ["section"]=> string(94) "rrefehet-nusja-e-yllka-mujos-si-e-njoha-amosin-marredhenia-me-vjehrren-dhe-dasma-e-elias-58479" }