Rrëfehet Olta Xhaçka: Çfarë çmoj te bashkëshorti dhe sikleti më i madh para ushtarëve

Publikuar tek: barometri, më 08:09 16-08-2018 Rrëfehet Olta Xhaçka: Çfarë çmoj te bashkëshorti dhe sikleti më i madh para ushtarëve

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një intervistë ka folur për familjen dhe disa aspekte të punës së saj. E pyetur se për çfarë e ka zili bashkëshortin e saj në pjesën politike, Ministrja është shprehur se : “Ai ka një intuitë që unë ja kam shumë zili.

 

Ka një aftësi për të parë përtej asaj që duket, ndërsa ka shtuar se është një person vizionar, largpamës, siç e do politika, për të arritur qëllime shumë të mëdha dhe shumë të mira, në punën që bën.

Ministrja Olta Xhaçka është e martuar me ish- deputetin socialist Artan Gaçi dhe kanë një fëmijë, Hanën.

Gjithashtu, Xhaçka ka folur dhe për detyrën e saj si Ministre e Mbrojtjes dhe sikletin që përjeton çdo ditë kur i duhet të përshëndetet me ushtarakët.

“Do jem shumë e sinqertë me ju, ende më vë pak në siklet ajo përshëndetja. Megjithatë është pjesë e punës, disiplinës së Forcave të Armatosura”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ka shtuar se pavarësisht sikletit, e respekton disiplinën dhe rregullat e institucionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020253896713257
array(1) { ["section"]=> string(91) "rrefehet-olta-xhacka-cfare-cmoj-te-bashkeshorti-dhe-sikleti-me-i-madh-para-ushtareve-131259" }