Rrëfehet Refik Halili: Jam munduar të bëj më të mirën për Tiranën, por...

Publikuar tek: sport, më 23:50 22-12-2018 Rrëfehet Refik Halili: Jam munduar të bëj më të mirën për Tiranën, por...

Refik Halili, presidenti i skuadrës së Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin 'Zona Gol', në Supersport, ku ka folur për gjendjen e ekipit dhe për problematikat që skuadra ka pasur.

Halili është shprehur se Tirana është një aset për Shqipërinë duke theksuar se është munduar të bëjë më të mirën për të, por vështirësitë kanë qenë të shumta.

'Është shumë e rëndësihme, Tirana është aset, është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri. Unë jam munduar të bëj më të mirën, për këtë klub në këto 3 vite. Por ka pasur shumë vështirësi për ne.
Nga dita në ditë punojmë të punojmë me shumë kujdes. Duhet të zbardhim dhe problemet e mëparshme. Po mundohemi të bëjmë një skuadër si në 2014-2015, që nuk arritëm të hynim në Europë. Atë sezon kemi pasur 5 futbollistë me 100 milionë lek si mesatare rroge dhe nuk arritëm të futeshim në Europë. Shpesh kam menduar unë se mos isha fajtori', ka thënë presidenti Refik Halili.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tronditet” kampionati shqiptar, pas humbjes trajneri jep dorëheqjen
»
Article Logic
Execution time: 0.01659893989563
array(1) { ["section"]=> string(75) "rrefehet-refik-halili-jam-munduar-te-bej-me-te-miren-per-tiranen-por-146179" }