Rrëfen miku i Xhensilës: Zgjodhi BBA për famë, po e përdor Fatjonin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:37 18-04-2015 Rrëfen miku i Xhensilës:  Zgjodhi BBA për famë, po e përdor Fatjonin Xhensila, banore e BBA 8

Banorët Xhensila dhe Fatjoni kanë treguar se e pëlqejnë shoqërinë e njëri tjetrit në shtëpinë e Big Brother, por ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndjenja të sinqerta midis tyre.

Është miku i Xhensilës Daniel Mehmeti ai që ka treguar diçka më shumë për karakterin e Xhensilës dhe afrimitetin e saj me Fatjonin. Sipas tij Xhensila dhe Fatjoni janë duke përdorur njëri tjetrin. “Në lidhje me Fatjonin unë mendoj se ata janë duke përdorur njëri-tjetrin. Xhensila me Fatjonin mund të jenë shokë të mirë, por vetëm kaq. Xhensila do të preferonte tipa me seriozitet dhe të suksesshëm në jetë për partner”, shprehet miku i saj për gazetën ''Panorama''.

Xhensila i ka dhënë fund një lidhjeje të gjatë me ortakun e saj, por Daniel shprehet se arsyet i di vetëm çifti. Xhensila i ka rrëfyer që keqkuptimet e çuan çiftin drejt ndarjes, ndërkohë çifti ka pasur disa biznese të suksesshme së bashku.

Pavarësisht se Xhensila ka një biznes të sajin, është vajzë e suksesshme dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Ëorld 2014” ka zgjedhur Big Brotherin si një mënyrë për t’u bërë e famshme dhe për të pasur vëmendjen e publikut.

Miku i saj tregon që Xhensila ka si qëllim të fitojë një pozicion pune në televizion, gjë që do t’i sjellë edhe sukses në biznesin e saj. “Me mbarimin e Big Brother-it jam i sigurtë se do ketë bum edhe biznesi që ndërtoi para pak muajsh”, tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026690006256104
array(1) { ["section"]=> string(70) "rrefen-miku-i-xhensiles-zgjodhi-bba-per-fame-po-e-perdor-fatjonin-9078" }