Rrëfimet e të mbijetuarve nga kampet famkeqe në Shqipëri, vjen në kinema ‘AZIZI’

Publikuar tek: kulture-art, më 09:35 06-10-2018 Rrëfimet e të mbijetuarve nga kampet famkeqe në Shqipëri, vjen në kinema ‘AZIZI’

Filmi “Azizi” nga Luljeta Progni shfaqet në kinema Millenium në Tiranë më datë 25.10.2018, ora 17:00.

 

Subjekti i filmit “Azizi” është ngritur nëpërmjet rrëfimeve të të mbijetuarve nga kampet më famëkeqe në vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist i sapovendosur në Shqipëri. Historia përshkruan ngjarjet e një prej të mbijetuarve, Azizit, ndërthurur edhe me rrëfimet nga të mbijetuarit e tjerë.

Gjatë 90 minutave, historia tregohet pa ndryshuar asnjë emër, kronologji, apo episod. Personazhet në film janë me emrat e tyre të vërtetë, ngjarjet që zhvillohen dhe dialogu mes personazheve është gjithashtu ai i dokumentuar në kujtesën e tyre dhe skenografia e mbështetur mbi artefaktet e kohës.

Sipas skenaristes dhe producentes, Luljeta Progni “Filmi zbulon atë që është fshehur për 70 vjet nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ajo që bën filmi, është thjesht vendosja e kameras në vitet 1948-1954, në disa prej kampeve më famëkeqe: Kuçovë, Berat, Turan dhe Tepelenë, pa shtuar apo hequr asgjë nga e vërteta.”

Drama që zhvillohet, përfundon me një episod shpresëdhënës, kur Azizit i lind fëmija e parë në internim, shpresë që personazhi kryesor në fund të një interviste e quan të humbur.

Projekti mbështetet nga Fondacioni Konrad Adenauer në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BETIMI SOLEMN i MËSUESIT
'Po përdhunoni muzikën', SHPËRTHEN keq kantautori: Kush u jep të drejtën këtyre mortjeve »
Article Logic
Execution time: 0.023865938186646
array(1) { ["section"]=> string(84) "rrefimet-e-te-mbijetuarve-nga-kampet-famkeqe-ne-shqiperi-vjen-ne-kinema-azizi-136816" }