Rrëfimi dhe urimi i veçantë i zëvendësministrit për të birin: Kingu im...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:47 04-08-2016 Rrëfimi dhe urimi i veçantë i zëvendësministrit për të birin: Kingu im...

Ky është djali i zëvendësministrit të Jashtëm të LSI Selim Belortaja. Borisi mbush sot 23 vjeç dhe Belortaja gjen rastin që përveçse ta urojë, të bëjë një “rrëfim” krejt të veçantë sa i takon brezit që biri i tij përfaqëson.

“Sot Borisi im mbushi 23. E di ç'më solli n'mendje? Vetëm në pamje ky mund të duket një .."brez pa halle" -siç na vjen për kollaj ta themi. S'është e vërtetë që njohin vetëm pop-kulturën moderne, smartfonin, istagramin, party-t me shoqninë. Jo këta dinë gjithshka nga llafet me të cilat ne i kemi "bombarduar" gjithe fëmijërisë së tyre: dinë edhe "kohën e Enverit" edhe kacavjerrjet tona për ndryshime, zënkat e qefmbetjet familjare e farefisnore që s'na ndahen, dinë tranzicionin,spekullimet me të, varfërinë në dy sistemet, njohin 97-ën, BE-në, "integrimin", krizat, krimin, terrorizmin, gërr-vërret, përdorimin politik të fesë, të medieve e analistëve me pagesë, nervozizmin tonë të vazhdueshëm, pazotësinë tonë për t'iu dhënë jetën që meritojnë dhe ..Shqipërinë që meritojnë. Mundet të jenë mbi-stresuar. Por më e mundshme është të jenë bërë më të fortë nga ne. Më të qartë e më të drejtë..më të vendosur. Edhe 100, kingu im!”, përmbyll Belortaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022316932678223
array(1) { ["section"]=> string(75) "rrefimi-dhe-urimi-i-vecante-i-zevendesministrit-per-te-birin-kingu-im-48718" }