Rrëfimi emocionues i Ismail Morinës: Ditët si planifikova ngritjen e Dronit, dhe si u largova nga Stadiumi

Publikuar tek: sport, më 10:19 14-07-2015 Rrëfimi emocionues i Ismail Morinës: Ditët si planifikova ngritjen e Dronit, dhe si u largova nga Stadiumi Ismail Morina dhe flamuri i pergatitur prej tij i ngritur ne stadiumin e Beogradit ne 14 tetor 2014

Dritan Shakohoxha, gazetari i Supersport, nga fshati Shikaj i Kukësit sjell intervistën me Ismail Morinën, djalin që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit në 18 tetorin e vitit të kaluar. 

“Jam lindur e rritur këtu për 17 vjet, më pas në emigracion si të gjithë shqiptarët e tjerë. Kjo është “heroina” e Beogradit, makina, kam bërë një mijë e ca kilometra nga Milano në Beograd me të”, thotë Morina në intervistë.

“Ideja më ka filluar që nga viti 2010, konkretisht nga ndeshja Itali – Serbi…Pasi u hodh shorti, unë me miq shqiptarë e italianë ishim për qef duke luajtur futboll. Ata më ngacmuan se çfarë do të bënim. Në atë moment një nga shokët italianë më thotë me humor: pse nuk përdorni një helicopter dhe të vini një mesazh denigrues, hakmarrës, gjatë ndeshjes”, tregon Morina për Shakohoxhën.

“Dronin e kisha dëgjuar në kronika lajmesh, në Afganistan, Irak, survejime ushtarake. Fillova të hulumtoj në ëebsite, pika shitjesh që ishin aty, të merrja kontakte. Jam ushtruar në përdorimin e dronit, një muaj a një muaj e gjysëm. Puna për të bërë flamurin shkoi tre ditë. Në google kërkoja përkthimin e fjalës autokton në shqip, më dilnin tre versione. Authoktonous më bindi si fjalë dhe mu duk elegante. Pastaj harta e shqipërisë etnike, pastaj shqiponja e Skënderbeut”, thotë Morina në intervistën e zbardhur nga Gazeta “Shqip”.

“Në 13 gusht e publikova flamurin në facebook me një mbishkrim: Vallë a do hyjë kjo në histori? Njerëzit nuk i dhanë rëndësi, nuk e dinin se çfarë do të ndodhte më pas. Kjo ishte historia e flamurit” tregon ai.

“Ajo që pyesin të gjithë, thotë Shakohoxha është që një vinçier, me një kredi, me dy fëmijë për të rritur, e ka të vështirë që të bëjë gjithçka vetëm, duhen para se dronët kushtojnë”.

“E gjithë kostoja financiare e këtij operacioni ishte 5-7 mijë euro. Po kishte edhe kosto morale, pas ii mungoja familjes e vazhdoj ti mungoj ende për arsye që dihen. Moment ii vështirë i gjithë kësaj ishte natën kur u nisa, kur u përshëndeta me fëmijët e mi në gjumë. Ishte data 10 tetor ora 10.30 e darkës”.

“Gjatë kësaj historie nuk kam pasur asnjë hezitim, e dija se cfarë doja të bëja, bukurinë e asaj që doja të bëja. Por në momentin kur kam puthur fëmijët në gjumë, ishte moment i hezitimit, pasi e dija se po shkoja drejt një gjëje të rrëzikshme, kjo më ka prekur shumë emocionalisht dhe më prek ende…Një nga tifozat “Kuq e Zi”, Marin Rexha më ka ndihmuar. Ai ishte ndërlidhësi, pasi më njihte mua dhe djalin nga Shkupi. I shkroi në facebook dhe it ha se kishim nevojë për një person dhe i tregoi muhabetin. Kemi komunikuar në facebook gradualisht erdhëm duke u njohur derisa mbërriti moment që ai më shprehu planin e tij që ishte pak më i rrezikshëm. I tregova timin, e pelqeu dhe e përkrahu. Ishte 12 shtator kur filloi biseda me të deri në 13 tetor në darkë që u pamë për herë të parë në Beograd” rrefen Morina për bashkëpunëtorin e vet.

Më pas ai flet për djalin nga Shkupi që e ndihmoi, dhe të cilit në asnjë moment nuk ia tregon emrin. Tregon për faktin se plani ishte që Ismail Morina të ngrinte dronin, flamuri të fluturonte dhe më pas flamurin ta nxirrnin jashtë stadiumit. Djali nga SHkupi do të priste flamurin për ta marrë me vete. “Ideja e flamurit që të mbeste aty, e shihja si dështim. Ishte e rëndësishme që flamuri të dilte jashtë, të mos ngelej brenda. Nuk doja të krijoja probleme siç u krijuan. Unë e kam parë këtë si dështim” thotë Morina për Shakohoxhën.

Ai tregon se ka qendruar 17 orë në të njëjtin vend, në vendin ku do të ngrinte dronin, sepse nuk mund të hynte dot më vonë afër zonës që do të ruhej me policë. Ka qëndruar te pika e Kishës afër akademisë ushtarake për 17 orë pa lëvizur.

“Ideja ishte që dronin ta ngrija gjatë himneve, jo gjatë ndeshjes. Në një tarracë ngjitur me akademinë përgatita dronin.Ishin zyra të hapura mund të më shikonin. Ndeza dronin. Ka një zhurmë shumë të fortë , ishte frika se mos dëgjohej. Por pa hezituar e ndeza, mora telekomandën e mbaja në gojë. Kapërceva, u ngjita në shkallë dhe dola në krahun e kishës. U ngjita në mur nëpërmjet tubit të kullimit. Me pak vështirësi, por kur je vincier i ke gjëra të ditës. U ndala te harqet e Kishës pa mbërritur te kupola. Ajo që më interesonte ishte të lija droning se kisha frikë mos e shihnin nga dritat. Më kishte kapur paniku meqë ishte fund ii pjesës së parë dhe nuk kisha më kohë. E ngrita, nuk e futa direkt në stadium, se mendova se mund të më lokalizonin. I bëra një xhiro në lagje. E kalova nga ana tjetër e stadiumit dhe më pas e futa aty, fillova të ndjeja emocionet e para, më hynë drithërimat. Nuk shihja mjaftueshëm dhe më duhet të ngjitesha më lart. E bëra duke mbajtur me dhëmbë telekomandën. Fillova ta valëvis, e nisa katër herë nga tribuna VIP, se e dija që ishin personalitetet e larta serbe. Më kapën emocionet e mëdha. Ngatërrova ngjyrat e fanellës. Ngjyra e kuqe, ngjyra e zemrës më tradhëtoi dhe ajo ndodhi me mua. Mendova se janë tanët me të kuqe. Ishte moment kur djaloshi po më priste për flamurin ishte blac out. Mendova, po ua lëshoj djemve flamurin në dorë që ti frymëzoj. Nuk kisha asnjë qëllim që të bllokoja ndeshjen, apo të shkonte ashtu”.

“Që në ditët e para u kam kërkuar falje djemve të kombëtares por jam superkrenar për veprimin e tyre. Mendova se veprimi i tyre ka perfeksionuar më shumë idenë time. Ka qenë diçka shumë e bukur. Flamuri u mor, shkoi te i zoti. Ata nuk paten shanc ta mbanin, por unë e mora vesh më pas”.

Më pas rrëfen historinë sesi donte të shpëtonte pasi ndodhi gjithë operacioni.

“Lashë telekomandën aty. Zbrita nga tubi dhe jam vrarë në dorë. Në momentin kur zbrita në tokë, nga zyra më shan dikush në serbisht. Dola nga pas kishës kalova këtë perimetër, kam kapërcyer një gardh. Aty lajmërova djalin e Shkupit me idenë që dështoi gjithcka. Jam ndeshur dy herë me policing në momentin kur po largoehsha nga rrugica kur shkoja drejt makinës. Fati ishte se ndërruan rrugë. Kam ecur buzë autostradës dhe jam kthyer te makina ku më priste miku im. Jemi nisur direkt në makinë, u futëm në autostradë. Pastaj direkt për në jug, drejt Kosovës…Më mori një shok nga Italia më përgëzoi. Unë i thashë se dështova se ata morën flamurin. Ai më tregoi se flamurin e kanë marrë djemtë e kombëtares. Kam ndjerë emocion sa i bija me grusht timonit dhe bërtisja”…

Më pas tregon për kthimin në familjen e tij…

“Më është dashur të paktën një javë të marr veten. Isha shumë i rënduar, shumë emocione, shumë adrenalinë, shumë stres.  Nga 14 tetori jeta ime ka ndryshuar radikalisht. E kam të pamundur për momentin të kthehem në Itali përfundimisht. Nuk kam kontakt siç duhet me familjen time. Shkoj ti vizitoj, rri një javë dhe pas tri ditësh atje kthehem”.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA ndryshon vendin e Shqipërisë në tabelë, i njeh 3-pikët e ndeshjes me Serbinë
Di Maria transferohet tek Paris Sain Germain për 62 milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.016685009002686
array(1) { ["section"]=> string(110) "rrefimi-emocionues-i-ismail-morines-ditet-si-planifikova-ngritjen-e-dronit-dhe-si-u-largova-nga-stadiumi-16123" }