Rrëfimi i Natasha Lakos: Margarita Xhepa u trondit kur nuk e dëgjoi emrin tim midis grave poete

Publikuar tek: kulture-art, më 13:51 07-06-2015 Rrëfimi i Natasha Lakos: Margarita Xhepa u trondit kur nuk e dëgjoi emrin tim midis grave poete

Poetja Natasha Lako ka rrëfyer  për jetën e saj në kohën e komunizmit. Emri i saj ishte përfshirë në listën e 315 intelektualëve, të cilët ishin cilësuar si kundër revulucionarë më 1978.

“Kam dëgjuar si nëpër tym deri sa më dërgoi një listë të saktë një i njohuri im. Personalisht them tani si nuk u bëra kurreshtare  të dija disa të vërteta që kur isha një ndër gratë e para deputete të opozitës shqiptare si kanë bërë shumë të tjerë, që i kanë pasur listat nëpër xhepa. por përgjithësisht nuk kam qenë e interesuar për të njohur botën e nëndheshme” , shprehet Lako.

 Ajo shprehet se ndonëse kishte studiuar gazetari më 1976 i ishte komunikuar se nuk duhej të punonte në organet e shtypit.

“Ka qenë  kurajoja dhe dashamirësia e Vangjush Zallemit, drejtor i Kinostudios, që më mori në punë megjithëse e kishte të qartë karakteristikën time “, rrëfen Lako.

Ajo thotë  në intervistën e dhënë për “GSH”-në se nuk i di arsyet se pse ishte përfshirë në këtë listë, megjithatë një ndër arsyet që liston është se, ‘një grua e emancipuar e kohës ishte një armike e sigurt e çdo regjimi që shuan  personalitetin dhe lirinë vetijake, madje ky qëndrim kaq dyshues ndaj çdo gruaje që kishte krijuar personalitet, thekson tiparet e komunizmit oriental’, thotë ajo.

Lako tregon se nuk kishte besim tek askush dhe me të vetmit që fliste lirshëm ishin familjarët dhe shoqen e saj Eglantina Madinë.

Poetja tregon edhe një episod me aktoren Margarita Xhepa.

 “Mbaj mend  njëherë  sa u trondit Margarita Xhepa te salla e Pallatit të Kulturës kur nuk dëgjoi emrin tim në listën e grave që shkruanin, megjithëse poezitë e mia ishin gjithëpërfshirëse në antologji të poezisë botërore. Nuk ia harroj fytyrë  e tronditur dhe tani e shoh se kemi qenë në të njëjtat lista”, shprehet ajo.

Duke kometuar daljen e këtyre listave Lako thotë se për vetë atë kjo nuk do të të thotë asgjë , “por ë vjen mirë se po ngjall një lloj interesi për të kuptuar jetën e disa jerëzve që shpesh konsiderohen sit ë privilegjuar. Sot duhet të kuptojmë se çfarë rëndësie  ka në  një shoqëri krijimi i shtresave të mesme. Janë ata që sjellin ndryshime”, rrëfen ndër të tjera poetja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari ukrainas ju sjell pamje magjike të Borshit tonë (VIDEO)
Lifeguard Albania: S'kemi pasur asnjë ndihmë nga shteti shqiptar dhe pse ku janë rojet tona s’ka mbytje »
Article Logic
Execution time: 0.059782028198242
array(1) { ["section"]=> string(100) "rrefimi-i-natasha-lakos-margarita-xhepa-u-trondit-kur-nuk-e-degjoi-emrin-tim-midis-grave-poete-12910" }