Rrëfimi i një murgeshe shqiptare: Ne motrat bëjmë cdo lloj pune, prindërit nuk ishin dakord me zgjedhjen time

Publikuar tek: kulture-art, më 13:33 26-10-2015 Rrëfimi i një murgeshe shqiptare: Ne motrat bëjmë cdo lloj pune, prindërit nuk ishin dakord me zgjedhjen time

Në botë ka njërëz që kanë zgjedhur një jetë ndryshe nga të tjerët, atë të fesë. Ky është rasti i motër Mimoza Paluca, anëtare e Institutit të Motrave Saleziane. Në këtë institut, më 25 tetor, ajo kreu Betimin e Përjetshëm të përkushtimit ndaj zotit. Ajo pranoi të bëjë një intervistë pwr Pelegrinus, ku rrëfen për jëtën dhe zgjedhjen e saj.

E pyetur për arsyen e zgjedhjes së saj në përkushtimin e përjetshëm ndaj fesë, ajo shprehet se megjithëse prindërit nuk ishin dakord me të, Mimoza ishte e vendosur për t’ju përkushtuar fesë.

“ Rrugëtimi im drejt jetës së kushtuar besoj se e ka zanafillën qëkur nëna ime më tregonte “përralla” para se të flija gjumë. Pasi kisha një imagjinatë të zhvilluar, identifikohesha me ndonjë ndër personazhet e historisë dhe doja të “ndryshoja” botën në të mirë duke vepruar realisht aty ku jetoja. Duke qenë se 10 vitet e para të fëmijërisë i kam jetuar gjatë periudhës së diktaturës, nuk e njihja jetën rregulltare. Menjëherë pas rënies së diktaturës në fshatin tim erdhën motrat e Nënë Terezës të cilat më përgatitën për kungimin e parë. Në praninë e këtyre motrave ëndrra ime për të bërë mirë për botën, u shndrit. Në fakt, është ende i gjallë në mua kungimi im i parë kur, pasi kisha marrë Jezusin, nuk kam fjetur gjithë natën, me mendimin e gëzueshëm që Zoti banon në mua, më do mua, me një dashuri të tillë sa nuk mund të zëvendësohet as krahasohet me një dashuri tjetër. Bashkë me një shoqe kishim planifikuar “arratisjen” tonë me motrat e Nënë Terezës, por, për disa rrethana të Provanisë, dëshira për t’iu kushtuar Zotit në urdhrin e motrave të Nënë Terezës, nuk u realizua. Motrat, në fakt, u larguan papritmas nga fshati ynë dhe vetëm pas disa vitesh erdhi sërish një kongregatë tjetër: motrat stigmatine. Tashmë isha gati e bindur se duhet të realizoja planin tim kushtuar Zotit në këtë urdhër, prandaj lexova jetën e themelueses së tyre dhe isha gati për të filluar një përvojë verifikimi. Duke qenë se isha vajzë e vetme, prindërit e mi nuk ishin dakort me shprehjen e dëshirës sime. Për këtë arsye motrat stigmatine më propozuan të frekuentoj kursin e anglishtes tek motrat saleziane në Shkodër dhe ndërkohë mund të thelloja thirrjen e Zotit. Provania lejoi që një karizmë të ndihmonte një tjetër, pasi kur njoha motrat saleziane unë gjeta paqen dhe vendin tim.”- tha ajo.

Të gjithë jemi kureshtarë të dimë se si ë kalon ditën një motër saleziane shqiptare. E pyetur për ditën tipike të saj, motër Mimoza tha:

“Kjo pyetje është disi e vështirë pasi, thënë sipas një renditje, nuk do të merrte një përgjigje të plotë. Megjithatë nëse mund të themi diçka atëherë dita tipike do të fillonte dhe do të mbaronte me zemrën e drejtuar kah tabernakulli. Brenda kësaj dite mushkëritë mbushen me dashurinë për fëmijët dhe të rinjtë të cilët banojnë në shtëpitë tona që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Në misionin e saj një motër saleziane kalon nga kisha në klasë e nga klasa në mensë e nga mensa në orator e nga oratori në universitet (për motrat studente) e nga universiteti në pastrim. Ndoshta kjo më habiste dhe më mahniste njëherësh te motrat saleziane: nuk ishte roli që e bënte motrën, por shërbimi në çfarëdolloj roli.”

Duke qenë se ky është viti i jetës së kushtuar për dhe papa Francesku ka bërë thirrje pë r te zgjuar botën, motër Mimoza tha se kjo thirrje duhet vendosur në kontekstin shqiptar.

Papa u tregua shumë i qartë kur i bëri thirrje, sidomos motrave, të realizojnë në jetën e kushtuar thirrjen amnore. Sipas meje në kontekstin tonë shqiptar, duhet zgjuar profecia e jetës së kushtuar. Papa na vuri përpara realitetin e martirizimit, të profetit, të amësisë. Ishte një ftesë urdhërore e Papës për të qenë adhurues të Jezusit. Vetëm në këto kushte lind profeti dhe profeti thotë Papa, është e vetmja thirrje që e bën jetën e kushtuar të ndryshme dhe të dallueshme nga të krishterët e tjerë. Profeti dëgjon dhe shpall atë që ka dëgjuar nga Hyji. Profeti denoncon çka nuk qëndron në përputhje me shpalljen e kumtuar, pavarësisht pasojave që mund të vijnë. Profeti ndërmjetëson për popullin e vet, pasi profeti është i Hyjit për nga thirrja, por është i popullit pasi vjen nga populli, nga populli i vet. Kjo thirrje e vetme, por me një kërkesë të trefishtë, bën që Kisha të presë nga të kushtuarit që “të kenë pasion për njerëzimin. Mirënjohje, pasion dhe shpresë janë tre sfidat e të kushtuarve” për të zgjuar botën dhe në kontekstin tonë, për të zgjuar popullin shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pastruesja hedh në plehra instalacionin e artit modern, kujtoi se ishin mbeturina nga festa
Zbulohet Tempull 800 vite i vjetër për Mbretin e Albanisë në Azerbaxhian (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.18680191040039
array(1) { ["section"]=> string(113) "rrefimi-i-nje-murgeshe-shqiptare-ne-motrat-bejme-cdo-lloj-pune-prinderit-nuk-ishin-dakord-me-zgjedhjen-time-23993" }