Rrëfimi i rrallë i të burgosurave që ndanë qelinë me martiren Maria Tuci: Përqafoheshim për tu ngrohur (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:59 04-03-2018 Rrëfimi i rrallë i të burgosurave që ndanë qelinë me martiren Maria Tuci: Përqafoheshim për tu ngrohur (FOTO)

Gazetari Gjergj Marku ka publikuar një foto te qelisë ku vuajti dënimin martirja Maria Tuci.

Ndërsa tregon dëshmitë e rralla të dy të burgosurave ka ndarë edhe një poezi nga Meti Fidani.

Postimi i plotë:

Qelia ku u dergj martirja Marie TUCI

(Një e burgosur, e cila ndau qelinë me Marijen dëshmon se nuk kishin ndërresa dhe vetëm një herë të afërmit e Maries u lejuan të sjellin rroba për të, dhe këto ajo i ndau me shoqen e saj. 
Një tjetër dëshmitare e asaj kohe, e cila ndau dy muaj të dënimit me të, shprehej se e vetmja mënyrë per tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njëra-tjetrën)

Poezi nga Meti Fidani:

PO VDES NANË, SOT PO VDES

Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kanë futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’, e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’ thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kanë ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kanë mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta aktori Lisenko Malaj
Fshati Lekovo në Greqi, aty ku shqipja nuk ka humbur (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.019499063491821
array(1) { ["section"]=> string(113) "rrefimi-i-rralle-i-te-burgosurave-qe-ndane-qeline-me-martiren-maria-tuci-perqafoheshim-per-tu-ngrohur-foto-112164" }