Rrëfimi i Ylli Rakipit, si tregues i lidhjes media-biznes e politikë

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:17 25-11-2018 Rrëfimi i Ylli Rakipit, si tregues i lidhjes media-biznes e politikë Arben Vata

Nga Arben Vata

Si një njeri që kam kontributin tim në media prej 25 vjetësh po i lejoj edhe unë vetes në mënyrë modeste të them disa fjalë rreth një reagimi që Ylli Rakipi i drejtoi publikishit kryeministrit Rama. Do të mundohem të shkruaj shkurt, pasi e di që shumica e njerëzve nuk kanë kohë të lexojnë tekste të gjata. Nuk e di a do tja arrij kësaj pasi lidhja e politikës me media-biznesin është e gjatë dhe shumëplanëshe.

Si e shoh unë reagimin e Rakipit?

1- Ylli Rakipi tregoi më në fund dinjitet njerëzor, pavarësisht se krimi profesional që ai kishte kryer ishte fshehur 15 vjet. 
2- Ylli dhe gazeta e tij kushedi se sa krime të tjera keqinformimi kanë kryer, si gjatë qeverisjes së PS, ashtu edhe të PD. 
3- Ylli nuk ka qenë ylli i vetëm mediatik që është shfrytëzuar nga politika dhe segmente të tjera për të fshehur apo shtrembëruar të vërtetën ndaj opinionit publik. Gjithashtu edhe për të promovuar personazhe të dyshimta. Janë të shumta gazetat, TV apo portalet që janë pjesë e kësaj maskarade. 
4- Nuk është hera e parë që Ylli sulmon kryeministrin Rama publikisht. Këtë bërë jo me fakte siç duhet të bëjnë një gazetar, por duke treguar një histori të vërtetë të cilën kryeministri mund ta mohojë pa dyshim e madje ta akuzojë Rakipin për shpifje. 
5- Ylli ka qenë për shumë kohë i preferuari i të gjithē pushtetarëve që nga Berisha dhe së fundi Rama. Por jo i vetmi. Historia ka treguar se ata dalin kundër padronëve politikë vetëm kur iu preken interesat ekonomike. Sepse mediat nuk janë biznesi tyre i vetëm. Ylli dhe miqtë e përhershëm të qeverive nuk kanë folur kur qeveria ka sulmuar media apo gazetarë të tjerë.
6- Ylli dhe yjet e tjerë që kanë shkëlqyer në media, madje janë bërë shumë të pasur, e kanë arritur këtë vetëm nëpërmjet shërbimeve dhe lidhjeve të tilla me politikën. 
7- Rama ka shumë të drejtë kur i cilëson mediat si KAZAN. Ai e di shumë mirë sesi janë pasuruar gazetarët apo pronarët e mediave (nga favorizimet që u bën politika), ndaj i ofendon se i ka në dorë. 
8- Nëse një institucion i pavarur do të kontrollojë se çfarë pasurie kanë njerëzit e medias dhe do provojë se të ardhurat e deklaruara nuk e justifikojnë luksin ku notojnë shokët e Yllit. 
9- Media po zhytet gjithnjë e më tepër në llum dhe gazetarët e vjetër, shefat dhe pronarët po e varrosin këtë profesion kaq të bukur . Duke e bërë të pa besueshëm për njerëzit si dhe duke demoralizuar gazetarët e rinj, të cilët me dhimbje kuptojnë e shikojnë sesi bëhet karrierë. 
10- Ylli nuk është modeli që duhet ndjekur në gazetari, por "zgjimi " dhe kurajo tij për të pranuar dhe rrëfyer të vërtetën ndaj opinionit publik, duhet të jenë shembuj për tjerë kolegë me histori të ngjashme. Eshtë koha për të kuptuar se politika të shfrytëzon aq sa i duhesh e pastaj të flak. Lidhjet e medias me politikën sapo pasurore qofshin, rezultojnë në fakt të jenë jo vetëm kriminale por edhe në favor të politikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Farsa e re e Lulzim Bashës është procesi juaj
»
Article Logic
Execution time: 0.0043680667877197
array(1) { ["section"]=> string(74) "rrefimi-i-ylli-rakipit-si-tregues-i-lidhjes-media-biznes-e-politike-142829" }