Rrëfimi ngjethës: Një sms e Myfarete Lazes erdhi si rrufe në mesnatë! Klithma lebetitëse e Tinka Kurtit... ‘Nuk e kam më tim bir, u nda prej meje Zefi i Nanës’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:58 06-02-2018 Rrëfimi ngjethës: Një sms e Myfarete Lazes erdhi si rrufe në mesnatë! Klithma lebetitëse e Tinka Kurtit... ‘Nuk e kam më tim bir, u nda prej meje Zefi i Nanës’

Një rrëfim ngjethës ky i Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” aty ku aktorja e madhe Tinka Kurti është zv.Presidente.

Aktorja humbi djalin e saj të vetëm si pasojë e një ataku kardiak ndërsa pas ngjarjes ka patur një telefonatë me këngëtaren Myfarete Laze.

“Kurrë dhe asnjëherë, as edhe në ndonjë rol, nuk e kam dëgjuar atë zë të, atë klithmë dhimbjeje të aktores.

Poooooooooooo, nuk e kam më tim bir, u nda prej meje Zefi i nanës...”, ka rrëfyer këngëtarja.

KOMENTI I PLOTË I FONDACIONIT:

Tinka Kurti duhet të përballojë rolin më të dhimbshëm të jetës së saj, jo në skenë, por në jetë.Ndarjen me të birin, Zefin e saj të shtrenjtë.

Mesnata e të hënës, përcolli lajmin e kombshëm tek zonjat e Fondacionit.Tinka Kurtit, aktores së madhe, mikes tonë të shtrenjtë, zv. Presidentes së Fondacionit për gjatë 15 vjetëve, I është ndarë nga jeta djali i vetëm, më i shtrenjti i nënës, Zefi, që jeton në Kanada.

Për herë të fundit, ajo e të gjithë ne, që ishim të pranishëm, e pa në një filmim, që i biri e uronte nga një ekran I madh në ditën e 85 vjetorit të lindjes në aktivitetin, që u bë në Shkodër.Zëri i tij kumbonte:” U bëfsh 100 vjeç, nanë, na fal, që nuk mundëm të jemi pranë teje në këtë ditë të gëzueme.Por zëri i tij kumbonte çdo ditë në bisedat me nënën.

Një sms e Myfarete Lazes, erdhi si rrufe mesnatë dhe mëngjezin e të hënës biseda me Tinkën.

Kurrë dhe asnjëherë, as edhe në ndonjë rol, nuk e kam dëgjuar atë zë të, atë klithmë dhimbjeje të aktores.

Poooooooooooo, nuk e kam më tim bir, u nda prej meje Zefi i nanës..

Sot, të gjitha bashkë, pranë Tinkës.Gratë e Fondacionit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj, do të jemi pranë Tinkës tonë të shtrenjtë, për tu bashkuar me dhimbjen e saj.

Jeta e solli kështu, që Tinka Kurtit i duhet të përballojë rolin më të dhimbshëm të jetës së saj, jo në skenë, porn ë jetë.Ndarjen me të birin, Zefin e saj të shtrenjtë.

Ngushëllime nga shpirti, Tinka Jonë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025705814361572
array(1) { ["section"]=> string(158) "rrefimi-ngjethes-nje-sms-e-myfarete-lazes-erdhi-si-rrufe-ne-mesnate-klithma-lebetitese-e-tinka-kurtit-nuk-e-kam-me-tim-bir-u-nda-prej-meje-zefi-i-nanes-109310" }