RREFIMI/ Nipi i kujton Ramës historinë se si i dekoruari nga ai, kishte torturuar gjyshin e tij

Publikuar tek: politike, më 14:14 16-12-2015 RREFIMI/ Nipi i kujton Ramës historinë se si i dekoruari nga ai,  kishte torturuar gjyshin e tij

Një rrëfim për torturën në diktaturë, plagë që është rihapur sërish këto ditë me një ‘’gabim pa dashje’’ të qeverisë për të dekoruar disa torturues, për të cilët vetë kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë.

Ja historia që rrëfen Kreshnik Çollaku për gjyshin e tij Elami Hado dhe torturuesin e tij, Shyqyri Çoku”

“I dekoruari i Ramës, torturuesi i gjyshit tim!!

Sot një media kishte botuar listën e një grupi të dënuar e torturuar nga njeriu i dekoruar nga qeveria Rama,monstra Shyqyri Coku.

Mes tyre i tronditur gjeta emrin e gjyshit tim Elami Hado. Askush nga familja e nuk dinte emrin e toruruesit. Gjyshi kurrë nuk na e tregoi.

Na tregonte episode fikjesh cigaresh në  ballë, apo ditë të tëra pa gjumë dhe pa ngrënë. Na tregonte për hetuesinë zhveshur në mes të akullit, helmeta në kokë apo hekura duarve apo krahëve...tregonte shumë, por kurrë nuk na e tha emrin e torturuesit.

Kur e pyesnim na thoshte "e çu duhet emri ai është një qyqar, ai ishte më fatkeq se unë...,jo nuk ua them emrin."

Kam besuar gjithmonë se gjyshi duke na fshehur emrin përpiqej të na ruante në nipat e djemtë e tij nga ndonjë akt hakmarrje.

Besoj fort se mendonte "mirë që ma nxiu mua jetën po pse t'ua fus në halle dhe tuajën".

Me kete heshje fisnike Elami Hado, gjyshi im vdiq. Ai nuk na la, ai mbylli çdo shteg hakmarrje personale me torturuesin e vet.

Mbase e ka falur. Këtë nuk do e mësojmë kurrë.

Por sot po shohim se torturuesi i gjyshit tonë, si kokrra e mollës pranon dekorata qeveritare.

Mbase qesh me veten e tallet me viktimat e tij.

Kjo është një shije sadiste e një toruture edhe më e rëndë se ajo me hekura e cigare të fikura në mish.

Sot une e di emrin e torturuesit të gjyshit tim. Me duhet cinikisht të falenderoj Ramën për nxjerrjen në dritë të këtij monstre. Sot ne e dimë emrin e torturuesit të dekoruar të gjyshit tonë.

Falja hipokrite e Ramës nuk mjafton. Gjyshi im mbase të fali per Torturat..por ne pasardhësit e tij, nuk ta falim Talljen.

Drejtësia do bëhet, jam i sigurtë.

Nëse dështon ajo e njerëzve, do bëhet ajo e Zotit !!!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela u përvishet të gjithëve: Ka rënë gongu Sali, Meta s'e kupton që ka marrë fund vjedhja. Po kryeministri ku është?
Veliaj përplaset me studentët, tenton t’i qetësojë por përzihet mes thirrjesh (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.004256010055542
array(1) { ["section"]=> string(99) "rrefimi-nipi-i-kujton-rames-historine-se-si-i-dekoruari-nga-ai-kishte-torturuar-gjyshin-e-tij-27907" }