Rrëfimi prekës i Ermal Metës për të atin e dhunshëm: Bastard, nuk më ke bërë asgjë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:36 12-02-2018 Rrëfimi prekës i Ermal Metës për të atin e dhunshëm: Bastard, nuk më ke bërë asgjë

Ashtu siç edhe ishte përfolur, kënga e interpretuar nga shqiptari Ermal Meta, në bashkëpunim me Fabrizio Moro është shpallur fituese e këtij edicioni në kompeticionin më të rëndësishëm muzikor në Itani “Sanremo 2018”.

Kënga “Non mi avete fatto niente” u cilësua si më e mira e këtij edicioni, ndonëse në fillim u akuzua si plagjiaturë e një tjetër këngë në Itali. Pas verifikimit komisioni e pezulloi përkohësisht pak ditë më parë, por fatmirësisht gjithçka rezultoi një alarm falas dhe kënga u rikthye sërish në konkurim.

Ndërkohë kjo këngë, e cila në përgjithësi jep mesazhe për terrorizmin lidhet edhe me jetën private të të dy këngëtarëvë. Në veçanti Ermal Meta nëpërmjet tekstit të këngës ka kujtuar fëmijërnë e tij.  

Nuk është hera e parë që shqiptari flet për raportin aspak të mirë me të atin. Kantautori  ka rrëfyer për dhunën e të atit që i ka shkatërruar fëmijërinë, siç e quan ai. Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe përmes teksteve të këngëve. Në këngën “Vietato morire” “Letër tim ati” me të cilin fitoi çminin  e tretë në Sanremo 2017, ka nxjerë në dritë dhunën në familje, pjesë e së cilës duket se ka qenë edhe këngëtari.

Ndërsa lidhur më këngën fituese Meta ështe shprehur se kur kishte shkruar këngën me Fabrizio Moro i është kujtuar babai i dhunshëm dhe nënvizon se asgjë nuk e pengoi që të vazhdonte përpara.  

“Bastard nuk më bëre asgjë”, është kjo një pjesë e refrenit të këngës, të cilin i pyetur nga gazetarët Meta është shprehur se sapo ka nisur të këndojë i është kujtuar fëmijëria e tij. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre shqiptarët e Eurovizionit, përveç Ermal Metës e Eugent Bushpepës, kush është vajza simpatike nga Fieri
Surpriza! Ish-aktori i “Portokalli” rikthehet në ekran me një show »
Article Logic
Execution time: 0.023252964019775
array(1) { ["section"]=> string(87) "rrefimi-prekes-i-ermal-metes-per-te-atin-e-dhunshem-bastard-nuk-me-ke-bere-asgje-109969" }