RRËFIMI/ Si i shpëtoi Servet Pëllumbi kaçavidës: Dora ime, ndodhej në qafën e tij! Goditjen më të madhe e mori nga Fatos Nano

Publikuar tek: politike, më 09:57 09-11-2018 RRËFIMI/ Si i shpëtoi Servet Pëllumbi kaçavidës: Dora ime, ndodhej në qafën e tij! Goditjen më të madhe e mori nga Fatos Nano Nano-Pellumbi, foto e hershme

Fotografi Agim Rama publikon disa foto të një prej figurave qendrore të PS, Servet Pëllumbi i cili tashmë ka të birin në Parlament, Arben Pëllumbin, dalë deputet nga qarku i Tiranës.

Rama kujton një episod të vështirë në Pallatin e Sportit në Durrës ku dikush ka tentuar ta qëllojë Sërvet Pëllumbin me kaçavidë, por siç shkruan fotografi, dora e tij në qafën e profesorit e shpëtoi këtë të fundit nga goditja.

Megjithatë fotografi, thotë se goditjen më të madhe, Pëllumbi e mori nga Fatos Nano i cili e quajti “marksist”, dhe me të dalë nga burgu, nuk e priti në zyrë.

“Nuk e prisja nga Fatos Nano këtë shpërblim”, i ka thënë profesori asokohe fotografit.

“Njeriu që mbushte sheshet kudo në Shqipëri dhe rriste vlerat e Fatos Nanos që ishte burgosur nga regjimi Berishian, edhe profesori u dënua në jo pak mitingje nga ky regjim.

Profesori është gjallë, mund të thotë të vërtetën. Në Pallatin e Sportit në Durrës pasi u fikën dritat gjatë fjalimit të tij, në dalje,  në errësirë, ndërsa unë shkrepja flash-in e pararatit fotografik pas shpinës së tij për ti ngriçuar rrugëdaljen, një dorë e zezë e gjuan me kaçavidë profesorin por meqë krahu im ndodhej në qafën e tij, nuk u bë goditja.

Por goditjen më të rëndë, profesori e mori nga Fatos Nano për të cilin u sakrifikuan shumë socialistë të ndershëm, edhe z.Pëllumbi.

Në kongresin e Partisë Socialiste, Nano do të përdorte tezën e Sali Berishës duke e quajtur “marksist”.

Në dalje e pyes profesorin nëse u lodh pasi qe djersitur.

“Jo Gim-më tha. U mërzita shumë. S’e prisja nga Fatos Nano këtë shpërblim”. Unë shpërtheva në lot.

E kisha kuptuar që Fatos Nano nuk e donte profesorin qëkur doli nga burgu e mori drejtimin e partisë, për faktin që nuk e priti profesor Pëllumbin në zyrë.

Njëherë i kishte thënë Kristina, sekretarja e asaj kohe dhe ja dy herë unë.

Mua më tha: Mos u merr me këto punë, po shiko aparatin! Këto ja kam thënë profesor Servetit. Zoti është me ty. Brezat do ta vlerësojnë kontributin tuaj për kombin”, rrëfen Agim Rama.

45675786_2199168170349199_5012140943676014592_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Pandi më tha do iki me Metën në Itali, çfarë mendimi ke, ja si ia ktheva
Ngërçi Qeveri-Presidencë/ Eurokomisioneri Fleckenstein: Duhet Ministri me ministër të Brendshëm! »
Article Logic
Execution time: 0.0044381618499756
array(1) { ["section"]=> string(128) "rrefimi-si-i-shpetoi-servet-pellumbi-kacavides-dora-ime-ndodhej-ne-qafen-e-tij-goditjen-me-te-madhe-e-mori-nga-fatos-nano-140852" }