Rrëfimi tronditës i Ajsit, reagon Leonard Bombaj: Kam prova të forta, do t’i bëj publike (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:18 22-03-2017 Rrëfimi tronditës i Ajsit, reagon Leonard Bombaj: Kam prova të forta, do t’i bëj publike (E PLOTË)

Ditën e djeshme për herë të parë pas shtatë vitesh nga denoncimi se ishte abuzuar seksualisht nga Leonard Bombaj, Ajsi Xhaxhaj u rrëfye për emisionin e Pasdites në Top Channel ku tregoi gjithçka ka ndodhur me të nga mosha 10 deri në 15-vjeçare. Mes lotësh kujtoi ëndrrat e një fëmijërie të vrarë, abuzimin që zgjati 5 vjet dhe ringritjen e planet për të ardhmen. Nuk ka urrejtje në shpirtin e saj sepse gjithçka thotë se e ka lënë në dorë të Zotit dhe kohës, pasi shteti shqiptar dhe institucionet e braktisën, e nëpërkëmbën dhe nuk i dhanë kurrë drejtësi. 

Por i menjëhershëm është reagimi i regjisorit Leonard Bombaj që thotë se ka prova tronditëse dhe se do i bëjë të ditura për publikun.

I kontaktuar nga “Panorama” Leonardi është shprehur se në këtë rrëfim të saj nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë është sqaruar nga Prokuroria kohë më parë, ku ai u shpall i pafajshëm.

“Nuk kam folur deri më tani sepse kamë pasur të bëjë me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë. Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër. Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se arsyeja e vetme se përse aktorja i kthehet edhe një herë kësaj historie është vetëm për të shkatërruar imazhin e tij publik, por kjo nuk i bën më përshtypje pasi është mësuar tashmë.

“Ajo po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje”, vazhdoi Bombaj.

Sa i takon deklaratës së Ajsit se i janë marrë para nga llogaria e saj bankare, Leonardi e mohon kategorikisht duke theksuar se kjo është një shpifje e radhës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080680847167969
array(1) { ["section"]=> string(99) "rrefimi-trondites-i-ajsit-reagon-leonard-bombaj-kam-prova-te-forta-do-t-i-bej-publike-e-plote-72787" }