Rrëfimi, vdekja e Mehmet Shehut, vëllai: E dinim që Enveri…

Publikuar tek: kulture-art, më 07:43 28-12-2017 Rrëfimi, vdekja e Mehmet Shehut, vëllai: E dinim që Enveri…

Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit të vetëvrarë në rrethana të dyshimta, jeton prej vitesh në Kanada.

Qysh nga koha kur është sistemuar aty, çdo 18 dhjetor pret vizita në nderim të vëllait, që ndërroi jetë në dhjetorin e largët të vitit 1981. Pavarësisht se atje larg janë të paktë në numër miqtë dhe shokët e tij, ai ndihet mirë që bashkë me ta risjellin detaje të ndryshme nga historia e Mehmetit dhe tragjedisë së tij. 

Ne nje interviste per gazeten Panorama ai tregon rrethanat kur e mesoi per vdekjen e Mehmet Shehut. “Ajo ishte një gjëmë e paralajmëruar dhe si e tillë pritej, pavarësisht se në çfarë forme do të ndodhte. Mehmet Shehu ishte kryqëzuar qysh më herët. Së paku ne, familjarët e tij, kishim kohë që e dinim. E dinim që midis tij dhe Enver Hoxhës kishte ndodhur një plasaritje e pariparueshme. Shumëkush nga ish-bashkëpunëtorët e Mehmetit thoshte që kjo vinte nga fejesa e Skënderit, djalit të tij, me një vajzë me biografi të keqe. Po kjo ishte thjesht një gjetje për të justifikuar thelbin e konfliktit. Mehmet Shehu ishte shënjuar direkt nga Enveri për t’u sakrifikuar. Dhe kjo që pritej ndodhi…”, shprehet Duro Shehu.

Ai shton me tej se e priste ngjarjen e rende te vellait te tij. “Unë në atë kohë isha në krye të Komandës së Aviacionit. Diçka ndieja nga ftohtësia e eprorëve dhe kolegëve. Kjo, sidomos pas Kongresit të Partisë në nëntorin e atij viti, ku Mehmeti kishte rënë në sy për vrazhdësinë me të cilën ishte shfaqur në krah të Enverit në tribunë. Pastaj, në rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve flisnim më shkoqur për shkaqet e vërteta të tragjedisë që pritej. E dinim që po të të vinte në rreth Enver Hoxha, nuk shpëtoje gjallë. E kam përjetuar shumë keq këtë histori. Ca më tepër që në atë periudhë nuk ndodhesha në Shqipëri, se kurohesha jashtë shtetit”.panorama

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjizori denoncon skandalin në TVSH: Mungesa e përgjegjshmërisë është e turpshme, jam i skandalizuar
»
Article Logic
Execution time: 0.024965047836304
array(1) { ["section"]=> string(62) "rrefimi-vdekja-e-mehmet-shehut-vellai-e-dinim-qe-enveri-104620" }