Rrëfimi/ “Xhelozitë që larguan Françesk Radin nga Tirana”

Publikuar tek: kulture-art, më 06:40 07-04-2017 Rrëfimi/ “Xhelozitë që larguan Françesk Radin nga Tirana”

Dy ditë më parë, kompozitori Aleksandër Lalo ishte përzgjedhur të ishte në rrethin e afërt të njerëzve që do të thoshin fjalët e fundit përcjellëse për kantautorin Françesk Radi.

Ai u veçua prej të tjerëve edhe për shkak të një revolte që nuk arriti ta përmbajë, ndaj politikës që është gjithnjë e pavëmendshme ndaj artit.

“Gjithnjë njësoj ka qenë, ata na kanë nxirë jetën, ndërsa ne ua kemi zbukuruar njerëzve jetën”, thotë Lalo, tek kujton ngjarjet e një dite më parë, kur e takojmë të nesërmen, në shtëpinë e tij. Françesk Radi nuk ishte natyrë e papërmbajtshme, thuajse asnjëherë nuk e ka ngritur zërin të ankohet për problemet e tij, institucionit apo vendit. Mirëpo, e bënte këtë gjë në rrethin e ngushtë të miqve, sepse ishte i drejtë. Në këtë pikë janë takuar ata të dy, që në kohën kur ishin studentë e deri pak ditë më parë, kur Franko “nuk lajmëroi” asnjë përpara se të zinte shtratin e fundit prej një hemorragjie cerebrale. Përveç koncepteve për jetën e profesionin, dy kompozitorët i bëri bashkë edhe rruga që u mori jeta. Në të njëjtën kohë, pas së njëjtës ngjarje të madhe të Festivalit të 11­ të, i larguan nga Tirana për t’i emëruar njërin në Kukës (Lalon) e tjetrin në Fushë­ Arrëz. As këto vite nuk i ndanë. Sa herë vinte në Edhe në Tiranë u rikthyen po në të njëjtën kohë, për ta vijuar punën atje ku e kishin lënë pas Festivalit të Studentëve. Aleksandër Lalo ishte përpjekur ta largonte zhurmën e ngritur nga një kitarë se Radi imitonte Adriano Çelentanon, shkruan Panorama.

“Në të vërtetë, kompozimet e tij nuk kishin asnjë pikë takimi me këngët e Çelentanos, po ja që u krijua ky thashethem dhe ishte e vështirë ta zhbëje”. Nga ana tjetër, vajtja e Frankos në Fushë­Arrëz ishte një “dënim” prej të cilit edhe mund të përfitoje, siç ai, në të vërtetë, bëri. Arriti që të përvetësojë elemente të shumta nga folklori i zonave ku e caktuan, përfshi edhe Pukën, për t’i përdorur në muzikë. Vitet ’90 nuk ishin dhe aq larg, prandaj bashkë me këto elemente të reja që do t’i shtonte muzikës së tij, Françesk Radi u bë kantautori më origjinal, që la gjurmë në muzikën shqiptare. Sesi nisi rruga e tij, na e tregon sot miku e kolegu i të gjitha kohërave, kompozitori Aleksandër Lalo. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi “Letërsia Shqipe”/ Lexuesi kosovar vlerëson Ismail Kadarenë
Fatos Lubonja: Jam frymëzuar nga Ismail Kadare, burgu ishte mbijetim për shkrimtarët që bashkëpunuan me regjimin »
Article Logic
Execution time: 0.025012016296387
array(1) { ["section"]=> string(60) "rrefimi-xhelozite-qe-larguan-francesk-radin-nga-tirana-74366" }