Rrengu i Ballës funksionon, “letra e Ristanit për doktorin” si trakt te kryesia e Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 08:50 18-12-2015 Rrengu i Ballës funksionon, “letra e Ristanit për doktorin” si trakt te kryesia e Kuvendit

Kjo është letra që deputeti socialist lexoi në daljen për  shtyp para gazetarëve. Taulan Balla sajoi një “rreng” për ti treguar publikut dhe PD-së sa e lehtë është të shkruash në faqe wordi dhe këtë ta publikosh si fakt.

Fillimisht Balla e lexoi si të vërtetë emailin që “Arben Ristani i kishte dërguar doktor Berishës” për protestën dhe vetëm në fund tregoi që e-maili ishte i sajuar. Megjithatë, duket se rrengu i Ballës ka funksionuar, pasi letra në formatin print po qarkullon si trakt te kryesia e Kuvendit.

Në letrën e supozuar shkruhet:

“I dashur Doktor,

Protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz pasi Luli nuk frymëzon askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në Partinë Demokratike të lutem të marrësh situatën në kontroll.

Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani edhe Ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit e PD, të marrim pak kurajo dhe guxim.

Juaji përjetësisht,

Arben Ristani”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhurata e Taulant Ballës për Sali Berishën në Vitin e Ri
Protestë si kjo s’keni parë asnjëherë, “Rama ik” në club-in e Tiranës. Zbuloni autorët e dyfishtë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.010873079299927
array(1) { ["section"]=> string(93) "rrengu-i-balles-funksionon-letra-e-ristanit-per-doktorin-si-trakt-te-kryesia-e-kuvendit-28051" }