Rrënqeth Selena Gomez, rrëfen mes lotësh përpara të gjithëve vuajtjen e saj (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:28 21-11-2016

Mbretëresha e Instagramit, këngëtarja Selena Gomez mori pjesë mbrëmë në  ‘American Music Awards 2016’ ku mes lorësh rrëfeu vuajtjen e saj.

Këngëtarja amerikanë prej disa muajsh  ka qenë në një qendër rehabilitimi, duke luftuar me depresionin dhe ankthin. Por rikthimi dhe fjalimi i saj në ‘AMA 2016’  ka emocionuar të gjithë.

Ylli i këngës “Hands to Myself”, u ngjit në skenën e ‘American Music Awards 2016’ për të marrë çmimin ‘Artistja më e mirë”, ndërsa përmes lotësh dhe emocionesh ajo ka ndarë me të pranishmit dhe publikun betejën më të vështirë të jetës së saj.

Selena me shumë guxim i është drejtuar publikut duke thënë se ishte 100% e sinqertë me ta.

“Mendoj se të gjithë e dini  gjendjen time. Pavarësisht se më pëlqen mua apo jo, unë isha e detyruar të largohesha për disa kohë, pasi isha në një gjendje tepër të vështirë”, ka thënë ylli i skenave teksa i dridhej zëri nga emocionet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027921915054321
array(1) { ["section"]=> string(86) "rrenqeth-selena-gomez-rrefen-mes-lotesh-perpara-te-gjitheve-vuajtjen-e-saj-video-60229" }