Rreshjet intensive, përmbytje në disa qytete, situatë kritike në Gjirokastër

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 13-02-2018 Rreshjet intensive, përmbytje në disa qytete, situatë kritike në Gjirokastër

Rrugët, bulevardet dhe lagje të tëra janë përmbytur në disa qytete si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit.

Situata më e rënduar është në qytetin e Fierit, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit. Rrugë të shumta janë përmbytur si pasojë e rreshjeve dhe mosfunksionimit të kanaleve kulluese. Nënstacioni i Radhimës në Vlorë është stakuar për shkak të përmbytjes.

Kritike mbete gjendja në Gjirokastër, ku gjatë ditëve të fundit rrëshqitjet e dherave kanë kërcënuar pallate ndërsa rreshjet kanë rrëzuar ura historike. Një banesë raportohet të jetë përmbytur në këtë qytet.

Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë dhe niveli i liqenit të Viroit po mbahen në monitorim ndërsa Bashkia e qytetit ka angazhuar strukturat e saj për menaxhimin e situatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016061067581177
array(1) { ["section"]=> string(81) "rreshjet-intensive-permbytje-ne-disa-qytete-situate-kritike-ne-gjirokaster-110144" }