“Rrëshqet” Fondi i Zhvillimit të Rajoneve,1 milion USD për rikonstruksionin e një palestre shkolle

Publikuar tek: ekonomi, më 16:06 14-07-2016 “Rrëshqet” Fondi i Zhvillimit të Rajoneve,1 milion USD për rikonstruksionin e një palestre shkolle

Fondi i Zhvillimeve Rajonale ka investuar në disa palestra në Shqipëri. Por, këtë herë investimi që do bëhet në shkollën Shtjefën Gjecovi, Kurbin  ka vlera marramendëse që arrin në 1 milion dollarë vetëm për rikonstruksionin e palestrës.  Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania, vë në dyshim nëse ja vlen gjithë ky investim për një palestër shkolle, në një bashki ku ujërat e bardha janë prej vitesh të kontaminuara me fekale për mungesë investimi.

“Shkolla Shtjefën Gjecovi Kurbin vetëm për rikonstruksion palestre merr këtë vlerë. Pyetja është a bën gjithë inventari i shkollës me gjithë palestër 1 milion USD që ti bëjë rikonstruksioni kaq? Interesante është fakti që gjithë plani teknik, nuk ka vlere inventar ekzistues të pronës nën rikonstruksion madje as sipërfaqen e palestër dhe terrenit sportiv të veçuar nga ajo e shkollës.
Po kështu ky fond për 2016 ka miratuar e tenderuar aktualisht Rikonstruksion Palestre dhe terreni sportiv në vlerën 72.25 milion lekë të reja shkolla Kozma Gjokë Basho.
Qershia mbi tortë është palestra e shkollës Migjeni dhe asaj Sabah Sinani në Pukë, 43 milion te reja lek për palestër në një bashki ku të gjithë presin zhvillim përmes sporteve në natyrë, thënë më thjesht ti shkonte pak mëndja Fondit dhe Bashksë për një Pistë Skish se palestrat shkollore në një shtet të varfër pranohen edhe disi më modeste e të pakushtueshme. Po njësoj luks edhe palestra e shkollës së Reshenit me 1 miliard lek (te vjetra) 
Sa nxënës kanë këto shkolla, a janë ata më të spikaturit në mjeshtri sportive. A jemi kaq të pasur sa të shpenzojmë fondin për palestra në zona aq të varfra sa nuk ka uj 137 e standart minimal në  zhvillim?” – ka konstatuar drejtoresha e Open Data Albania. 

palestra.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02786111831665
array(1) { ["section"]=> string(102) "rreshqet-fondi-i-zhvillimit-te-rajoneve-1-milion-usd-per-rikonstruksionin-e-nje-palestre-shkolle-46586" }