Rrezikohet procesi i votimit në Tepelenë, kandidati i majtë dhe i djathtë me të njëjtin numër(Foto)

Publikuar tek: politike, më 09:24 21-06-2015 Rrezikohet procesi i votimit në Tepelenë, kandidati i majtë dhe i djathtë me të njëjtin numër(Foto) Fleta e votimit, e paprekur, e votimit në Tepelenë

Edhe pse qytetarët në Shqipëri po votojnë për herë të 7-të  për të zgjedhurit vendorë sërish vetëm në fillim  të këtij procesi po raportohen parrgullsi në të gjithë vendin. Qytetarët e Tepelenës do të duhet të presin që të votojnë kandidatit e tyre të preferuar, pasi janë konstatuar parregullsi në  listat e kandidatëve. Nga tre kandidatët që janë në garë, në listën e votimit, kandidati i majtë dhe i djathtë kanë të njëjtin numër rendor. 

Në fletën e votimit ndodhen kandidatët: Dritan Memushi, Tërmet Peçi dhe Veip Çela. Bashkia e re e Tepelenës përfshin katër njësi administrative, Tepelenë , Qendër Tepelenë , Lopës dhe Kurvelesh. Numri  i votuesve  të regjistruar në këtë zonë është 12.877, ndërsa  është planifikuar të votohet në 29 qendra votimi.

Përveç Tepelenës, probleme ka edhe në fletën e votimit për Rroskovecin, ku emrat e kandidatëve rivalë janë printuar me siglën e të njëjtit koalicion, atij të majtit "ASHE".

 

Debati në KQZ

Osmanaj: Neve këtu e kemi me siguri. O Njazi t’I bëj propozim sa të duash. Unë zbatoj Kodin Zgjedhor. Unë po lexoj fletën e votimit. Përbërja e fletës së votimit. Pika 4 dhe si renditen koalicionet, të gjitha këto janë të shkelura. KQZ hedh short për renditjen e kandidatëve. A kemi mundësi t’I bëjmë ne sot këto? Pra unë jam që të pezullohet.

Luzi: Ju jeni shumë i qartë në atë që na sugjeruat. E kuptuam. Z.Kosovrasti

Kosovrasti: Të marrim një opinion më të saktë që të kemi një informacion më të plotë për situatën

Luzi-zëdhënëses: Printoji të trija fletët e votimit dhe jepja gazetarëve që të jemi transparentë për problemet

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha voton me prindërit dhe vëllanë, ngre dy gishtat tek kutitë e votimit
Qendra e votimit ishte veshur me postera të LSI-së, bllokohet votimi »
Article Logic
Execution time: 0.013875007629395
array(1) { ["section"]=> string(103) "rrezikohet-procesi-i-votimit-ne-tepelene-kandidati-i-majte-dhe-i-djathte-me-te-njejtin-numer-foto-14183" }