Rrezikon mandatin, kryebashkiaku i Pogradecit merr një letër nga personazhi i njohur shqiptar dhe flet për vrasjen e qenve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:57 09-01-2018 Rrezikon mandatin, kryebashkiaku i Pogradecit merr një letër nga personazhi i njohur shqiptar dhe flet për vrasjen e qenve

Ndërsa KQZ po shqyrton ende rastin e kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri lidhur me mandatin e tij, pasi dyshohet se preket nga ligji për dekriminalizimin, ditën e sotme në zyrën e tij ka mbërritur një letër.

Letra është dërguar nga ambientalisti i njohur Sazan Guri, i njohur si një personazh mjaft aktiv në protestat e shoqërisë civile.

Guri shfaqet me letrën në dore dhe ka preferuar ta dorëzojë personalisht në zyrën e kryebashkiakut, përmes së cilës kërkon të merren masat kundër vrasjes së qenve. 

“Foto duke dërguar letër kryetarit të Bashkisë Pogradec kundër vrasjes së qenve”, shkruan Sazan Guri ndërsa poston foto nga hyrja e godinës së bashkisë.

Eduart Kapri është dëbuar nga Italia në 1998, por KQZnë mbledhjen e fundit vendosi me 4 vota pro dhe 2 kundër shtyrjen e vendimit. 

KQZ i riktheu materialet prokurorisë, duke i kërkuar informacione shtese për dëbimin nga Gjermania.

26219371_10208357549975044_714925846894443396_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025720119476318
array(1) { ["section"]=> string(128) "rrezikon-mandatin-kryebashkiaku-i-pogradecit-merr-nje-leter-nga-personazhi-i-njohur-shqiptar-dhe-flet-per-vrasjen-e-qenve-105956" }