Rrezikon seriozisht mandatin, vjen reagimi i parë i Shpëtim Idrizit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:07 27-06-2017 Rrezikon seriozisht mandatin, vjen reagimi i parë i Shpëtim Idrizit

Kutitet e fundit që po numërohen në qarkun e Tiranës kanë në dorë fatin e mandatit të kreut të PDIU Shpëtim Idrizi, nëse do të mund të rihyjë ose jo sërish në parlament.

Ai renditet i pari në qarkun e Tiranës dhe deri tani nga 5100 kuti të numëruara PDIU ka mundur të grumbullojë 11320 vota, por sërish ende nuk ka mbushur 3% të tyre, kriter për të përfituar një mandat deputeti.

Megjithatë, “shpresa vdes e fundit”, pasi nëse do të hyjë apo jo sërish në Kuvend pritet të vendoset nga rezultati i 260 kutive të mbetura për tu numëruara në gjithë qarkun e Tiranës.  

Megjithatë para pak minutash Idrizi poston një mesazh në rrjetet sociale, por që nuk ka lidhje me fatin e tij në parlamentin e ardhshëm, por me një ngjarje të ndodhur më 27 qershor 1944 ndaj shqiptarëve të çamërisë prej forcave të Lidhjes Republikane Greke.

POSTIMI I PLOTË

73 vjet më parë, më 27 qershor 1944, është bërë masakra me e përgjakshme ndaj shqiptarëve të çamërisë prej forcave të Lidhjes Republikane Greke të drejtuara nga gjenerali famëkeq Zerva. Në këtë ditë, u vranë në mënyrë barbare mbi 600 civilë të pambrojtur, burra gra dhe fëmijë dhe kjo është arsyeja pse prej vitit 1994, kjo datë është caktuar në kalendarin tonë kombëtar si Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërise. Ne sot, kujtojmë me dhimbje mijëra viktimat shqiptarë të pafajshme që ranë pre e mizorisë shoviniste greke dhe po ashtu dhjetëra mijëra bahkombas të tjerët që u detyruan në mënyrë të dhunshme të largoheshin nga toka e tyre duke lënë pasë shtëpitë, pronat, varret e të parëve e gjithçka tjetër kishin të shtrenjtë. Edhe pse kanë kaluar mbi kaq dekada nga spastrimi etnik, plaga e Çamërisë ende nuk është mbyllur, duke ngelur e vetmja çështje kombëtare jona që ende nuk ka nisur rrugën e zgjedhjes. Prandaj gjaku i derdhur dhe vuajtjet e paraardhësve tanë, janë përgjegjësi morale për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë, për t'u përpjekur që ta vëmë në vend këtë padrejtësi.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019127130508423
array(1) { ["section"]=> string(72) "rrezikon-seriozisht-mandatin-vjen-reagimi-i-pare-i-shpetim-idrizit-84119" }