Rrezikshmëria në Shqipëri, publikohet renditja sipas raportit të 2017

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 25-09-2017 Rrezikshmëria në Shqipëri, publikohet renditja sipas raportit të 2017

Një raport i fundit, “Risk Map Report 2017”, i përpiluar nga Fondacioni me po të njëjtin emër me seli në Londër, bën të ditur një hartë të rreziqeve politiko-ekonomike, por edhe të fushës së sigurisë.

Harta tregon se në varësi të shkallës së rrezikut, shtetet e ekzaminuara marrin notën e riskut “L” (low- rrezik i ulët), “M” (medium – rrezik i mesëm), “H” (high- rrezik i lartë), “E” (extreme – rrezik shumë i lartë).

Shqipëria konsiderohet një shtet me rreziqe të ulëta sa i përket fushës së sigurisë, me asnjë ndryshim nga raporti i një viti më parë. E njëjta panoramë vlerësimi përfshin edhe vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia. Ndërsa fqinjët tonë përtej Adriatikut përfshihen në zonën  “e verdhë”, të mesme, shkruan monitor.

Vendet më të rrezikuara, sipas raportit, janë shtetet e Amerikës Latine, ato në Afrikë dhe disa shtete të Emirateve të Bashkuara.

Sa i përket vlerësimit të komponentëve të fushës së sigurisë, konsulentët botërorë tregojnë se në analizë janë marrë në shqyrtim aksione në dëm financiar, fizik, në asetet njerëzore të një kompanie dhe se sa është i gatshëm shteti që të mbrojë këto asete.

Sipas raportit, këto risqe mund të jenë të ndryshme për kompani të ndryshme apo projekte investimi, duke marrë në konsideratë faktorë si sektori i industrisë, kombësia e investitorëve dhe vendndodhja.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 mijë qenë endacakë sorollaten në rrugët e Tiranës, shikoni ç’po bën bashkia për mbrojtjen e tyre (FOTO)
Djegia e makinës së bashkisë, reagon Fran Frrokaj: Zjarrvënia është e qëllimshme »
Article Logic
Execution time: 0.16137003898621
array(1) { ["section"]=> string(74) "rrezikshmeria-ne-shqiperi-publikohet-renditja-sipas-raportit-te-2017-93554" }