Rreziku i parave të pista, rregullore e fortë nga Banka e Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:20 17-04-2017 Rreziku i parave të pista, rregullore e fortë nga Banka e Shqipërisë

Rreziku i parave të pista,e cila lidhen me financimin e terrorizmit, ka shqetësuar të gjitha autoritetet financiare në vend.

Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re që vendos masa drastike për bankat që bëjnë transferta bankare apo pranime të depozitave.

Ndryshimi kryesor në procedurën e transfertave të parave është detyrimi i subjektit fnanciar për të bërë kontrollin e biznesit apo të personit, që transferon dhe të vërtetojë destinacionin e parave. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ndalohet në mënyrë kategorike dhënia e shërbimit për çdo lloj klienti, shkruan KlanTV.

Po ashtu, institucionet financiare në vend duhet të miratojnë rregulla të reja edhe në punësimin e stafit, ku përpara se të marrin dikë në punë, duhet të bëjnë kontrollin dhe lidhjet e tij me jashtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17950892448425
array(1) { ["section"]=> string(73) "rreziku-i-parave-te-pista-rregullore-e-forte-nga-banka-e-shqiperise-75490" }