Rreziku nga ‘fake news’, studimi: Shqipëria e fundit në betejën kundër dezinformimit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:27 19-05-2019 Rreziku nga ‘fake news’, studimi: Shqipëria e fundit në betejën kundër dezinformimit Fake news (Foto ilustruese)

Gjigandi mediatik amerikan CNN i ka kushtuar një artikull të gjatë temës për ‘fake news-et’, duke publikuar edhe një studim që përfshinte edhe Shqipërinë.

Sipas studimit të publikuar nga CNN, Finlanda rezulton e para në listën e 35 shteteve ku u bë një studim mbi fenomenin e quajtur ‘dezinformim’.

Finlanda renditet e para në luftën kundër dezinformimit, ndërsa Shqipëria është në fund të listës, duke lënë pas saj vetëm Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton newsbomb.al.

Sipas studimit, fake news nuk është vetëm një problem dalë nga propaganda e qeverive, por e gjithë shoqëria është e shënjestruar.

Studimi tregon se përdoren disa metoda për të mashtruar lexuesit në mediat sociale: manipulime përmes imazheve e videove, përmes të dhënave gjysmë të vërteta apo mungesës së informacioneve personale, transmeton newsbomb.al.

Kjo nismë, thotë CNN, është praktikisht vetëm një prej shtresave të qasjes më të plotë që përfshin edhe sektorë të tjerë, të cilën qeveria e SHBA po e ndërmerr për t’i përgatitur qytetarët e të gjitha moshave mbi peizazhin kompleks e ardhshëm dixhital.

Finlanda që ndan një pjesë të kufirit me Rusinë, është e vetëdijshëm për rrezikun e infulencës nga pala ruse. Finlanda është përballur me fushatat e propagandave të Kremlinin që kur shpalli pavarësinë nga Rusia një shekull më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23198008537292
array(1) { ["section"]=> string(87) "rreziku-nga-fake-news-studimi-shqiperia-e-fundit-ne-betejen-kunder-dezinformimit-164916" }