Rrëzimi i helikopterit, Nishani shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

Publikuar tek: politike, më 19:29 06-04-2016 Rrëzimi i helikopterit, Nishani shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka shprehur dhimbjen e thellë për dy viktimat e shkaktuara nga rënia aksidentale e helikopterit ushtarak sot në mesditë në Liqenin e Shkodrës, në zonën e Malësisë e Madhe.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e rrëzimit aksidental të helikopterit ushtarak në ujërat e Liqenit të Shkodrës si dhe për humbjet e jetëve të vyera të Kapiten Florian Deliaj dhe Togerit Donald Hoxha. Në cilësinë e Presidentit të Republikës dhe atë të Komandantit të Përgjithshëm, iu shpreh ngushëllimet më të ndiera, edhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë, familjarëve dhe të afërmve të dy ushtarakëve të rënë në krye të detyrës duke i siguruar njëkohësisht se gjendem pranë tyre shpirtërisht në këto çaste të rënda e të trishtuara. Në të njëjtën kohë i uroj shërim të shpejtë edhe ushtarit të lënduar në këtë aksident tragjik, Gerald Baramuça. Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura, do të jenë ngahera krenare dhe mirënjohëse përjetësisht për sakrificat dhe vetëmohimin e ushtarakëve tanë.” – shprehet Kreu i Shtetit shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha ngushëllon familjet Deliaj dhe Hoxha, i bën thirrje Prokurorisë për hetim të menjëhershëm
“Panama Papers”, Berisha: Nuk e njoh Mulletin, mbaj përgjegjësi për fëmijët jo për ish-ministrat »
Article Logic
Execution time: 0.028662204742432
array(1) { ["section"]=> string(83) "rrezimi-i-helikopterit-nishani-shpreh-ngushellimet-per-familjaret-e-viktimave-37002" }