"Rrëzimi" i pallateve te Liqeni, Veliaj: Kjo është fitorja jonë e parë kundër SHQUP-it në bashki

Publikuar tek: politike, më 16:57 28-05-2015

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit e cila rrëzoi kërkesën e firmës private për ndërtimin e pallateve te liqeni, duke lënë në fuqi kërkesën e INUK për pezullimin e ndërtimeve, ka reaguar kandidati i ASHE Erion Veliaj. Veliaj e ka cilësuar këtë “një lajm të mirë, me vepra dhe jo me fjalë”, dhe ndërkaq e ka parë këtë si fitoren e parë ndaj asaj që ai e quan si ‘modelin e keq të SHQUP-it në bashki”. Kandidati i majtë ka premtuar gjithashtu se 60 lejet e dhëna në prag fushate do të përballen me anullimin.

“Patëm kurajon ta denonconim konkretisht e t'i shkonim gjer në fund, kjo është fitorja jonë e parë kundër modelit të SHQUP-it në Bashki. Në 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se kë model duan për ta çuar Tiranën në ‪#‎DrejtimiDuhur! Nën administrimin e ri, Bashkia e Tiranës do jetë palë me INUK e qytetarët dhe jo me betonin, si për këtë leje tek diga ashtu dhe 60 lejet që SHQUP-i dha pabesisht në prag fushate e që do shohin të njëjtën beteje për anullim. Bashkë për #DrejtimiDuhur”, ka përmbyllur Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha replikon ashpër me Nikollën: S'ke turp, mbaje gojën. Unë s’jam Edi Rama, ato shko thuaja atij
Takimi i Kosovës me banorët e Qesarakës: Ujë 24 orë, do të hiqen depozitat nga taracat »
Article Logic
Execution time: 0.017812967300415
array(1) { ["section"]=> string(98) "rrezimi-i-pallateve-te-liqeni-veliaj-kjo-eshte-fitorja-jone-e-pare-kunder-shqup-it-ne-bashki-12173" }