Rrëzohet helikopteri, një i vdekur në New York

Publikuar tek: bota, më 07:03 11-06-2019 Rrëzohet helikopteri, një i vdekur në New York

Një helikopter u rrëzua në një rrokaqiell në lagjen Menhatën të New York-ut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve.

 

Ndërtesa është evakuuar, por asnjë nga njerëzit atje nuk është plagosur.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, po vihen nën kontroll.

Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme.

"Njerëzit që ishin në ndërtesë thanë se ndërtesa është dridhur", tha Cuomo, ahkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, sipas kohës lokale, në një mot me shi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u njoftua për incidentin, konfirmoi zyrtari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076278924942017
array(1) { ["section"]=> string(52) "rrezohet-helikopteri-nje-i-vdekur-ne-new-york-167731" }