Rrëzohet propozimi Doda-Idrizi për hapjen e dosjeve

Publikuar tek: politike, më 10:50 30-03-2015 Rrëzohet propozimi Doda-Idrizi për hapjen e dosjeve

Është rrëzuar në Komisionin e Ligjeve propozimi Doda-Idrizi për projektligjin e hapjes së dosjeve. Në parim është miratuar projektligji i qeverisë.Armando Subashi deklaroi se projektligji I qeverisë është në përputhje me standardet. Ky propozim mori vetëm 3 vota kundër.

Lidhur me propozimin e Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit, Subashi u shpreh se është i njëjtë me ligjin e vitit 2008, duke mos shënuar asnjë ndryshim.

Kohë më parë deputetja e PD-së Mesila Doda tha se hapja e dosjeve, sipas versionit të qeverisë ishte thjesht hipokrizi. Doda theksoi se kryeministri Edi Rama mban nën sqetull kokat e krimit politik të diktaturës . “Krimin në Parlament e ka futur e majta, trashigimtare e denjë dhe direkte e xhahilve të rregjimit komunist. Hapja e dosjeve të spiuneve të lagjes s'është gjë tjetër veç hipokrizia e rradhës, kokat e krimit politik të djeshem kryeministri i mban nën sqetull....”, shkruante Doda në “Facebook”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PKD: Drejtësia po mbahet nën presion, Mark Frroku nuk bie pre e tyre
Kryebashkiaku i Kukësit Halilaj: PD më ofroi mbështetje në kuriz të qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.036967992782593
array(1) { ["section"]=> string(56) "rrezohet-propozimi-doda-idrizi-per-hapjen-e-dosjeve-7329" }