Rrihet barbarisht kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Ristani denoncon ngjarjen

Publikuar tek: politike, më 21:09 28-02-2016 Rrihet barbarisht kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Ristani denoncon ngjarjen

Në një deklaratë për media disa minuta më parë, deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, ka denoncuar sipas tij, dhunimin e kreut të PD-së në Peqin, Diell Çela, nga deputeti i maxhorancës Aqif Rakipi.

Ristani tha se kreu i Partisë Demokratike në Peqin është rrahur barbarisht në ambientet e një lokali ndërsa veprimi është politik. Ristani kërkoi që Prokuroria të hetojë ngjarjen.

Deklarata e Ristanit:

Dal në këtë orë të vonë për të komunikuar me ju, për një ngjarje të rëndë të ndodhur sot në Pajovë të Peqinit, rreth orës 18.00, brenda në një lokal, ku kryetari i degës tonë në këtë qytet, Diell Çela, është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij.

Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë ngjarje, si një sulm të pastër politik ndaj përfaqësuesit tonë.

Ngjarja vjen në kuadrin e një kriminaliteti në rritje brenda mazhorancës qeverisëse, dhe pason goditjen me armë dy ditë më parë në Ersekë të anëtarit të PD nga kryetari i PS atje.

Dhuna barbare e ushtruar ndaj kryetarit demokrat të Peqinit nga deputeti i mazhorancës është shprehje e inkriminimit dhe lehtësisë më të cilin banditët e veshur me pushtet, godasin e rrahin qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë procedim të shpejtë dhe hetim serioz e të plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka njoftuar dhe ka informuar ambadasat dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë rast skandaloz dhune.

Ne duam të sigurojmë çdo qytetar, se Partia Demokratike dhe njerëzit e saj as nuk frikësohen e as nuk ndalen në betejën për të pastruar politikën dhe shoqërinë nga krimi.

Do të jemi në krye të kësaj beteje çdo ditë, dhe do ta fitojmë këtë betejë bashkë me qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha takon filozofin anglez, i flet për krimin në qeverinë e Ramës
Joleza Koka godet nga Shkupi, quan zbulime arkeologjike ndërtimet moderne (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.017502069473267
array(1) { ["section"]=> string(85) "rrihet-barbarisht-kreu-i-partise-demokratike-ne-peqin-ristani-denoncon-ngjarjen-33770" }