Rriten aksidentet bashkë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Publikuar tek: ekonomi, më 10:54 06-07-2016 Rriten aksidentet bashkë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore gjatë këtij 3 mujori kanë pësuar një rritje prej 10%, edhe pse fondet për sigurinë rrugore janë rritur duke arritur 1.5 miliardë lekë.

Një ndër synimet që pretendonte qeveria, ishte ulja e numrit të aksidenteve rrugore nga viti 2009-2020.

Edhe pse para vitit 2009 aksidentet kanë qenë të shumta, sërish numri i tyre mbetet i lartë. Numri i aksidenteve arriti në 421 në tremujorin e parë 2016, nga të cilët 56 humbën jeten.

Numri i personave të vdekur në këtë tremujor u rrit me 3.8 për qind në krahasim me të njëtën periudhë të 2015.

Numri i personave të plagosur ishte gjithsej 500. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar pësoi rritje me 3,3 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, numri i personave të plagosur femra është rritur 11,3 %, ndërsa i meshkujve ska ndryshuar, raporton INSTAT.

Sipas një analize të Bankës Botërore shkaku kryesor i aksidentëve është planifikimi i rrugëve, duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vulnerabël të rrugës në trafikun (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve).

Në bazë të këtij konkluzioni qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen dhe sigurinë në rrugë, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore.

Kjo hua është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021.

Megjithatë, edhe pse fondet për sigurinë rrugore janë përmirësua, aksidentet në rrugë janë rritur ndjeshëm. 

statistika.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070388317108154
array(1) { ["section"]=> string(72) "rriten-aksidentet-bashke-me-permiresimin-e-infrastruktures-rrugore-45680" }