Rriten divorcet në Shqipëri, kryeson Tirana dhe Vlora

Publikuar tek: ekonomi, më 12:50 23-08-2016 Rriten divorcet në Shqipëri, kryeson Tirana dhe Vlora

Sipas statistikave nga Ministria e Drejtësisë gjatë perudhës 2011-2015 numri i divorceve ka qenë në rritje.

Përgjatë vitit 2015, togat e zeza zgjidhën 7,080 lidhje martesore. Viti 2014 ka patur divorcet më të larta që nga viti 2011.

Tirana rezulton të jetë qyteti me numrin më të madh të divorceve 1,665, nisur edhe nga fakti se është qyteti me numrin më të madh të popullsisë.

Referuar të dhënave, vihet re se gjatë 2015-s, numër i lartë i divorceve është regjistruar në qytetet bregdetare (kryeson Vlora me 735 çështje) dhe në ato me emigracion më të lartë si Elbasani (me 632 çështje) apo Korça me 411 çështje, raporton Monitor.

Ndërsa në veri ka më pak divorce ku Tropoja shënon numrin më të ulët.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2015-n, te femrat më shumë se 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç.

Ndërsa për meshkujt rreth 63% e martesave realizohen deri në moshën 24-vjeçare dhe rreth 86% deri në moshën 29-vjeçare.

zgjidhja-e-martesave-sipas-rretheve.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041968822479248
array(1) { ["section"]=> string(58) "rriten-divorcet-ne-shqiperi-kryeson-tirana-dhe-vlora-50604" }