Rriten kërkesat për blerje banesash, ekspertët: Ata që preken nga reforma në drejtësi po paguajnë me para në dorë, vetting edhe në ekonomi

Publikuar tek: ekonomi, më 15:08 20-02-2017 Rriten kërkesat për blerje banesash, ekspertët: Ata që preken nga reforma në drejtësi po paguajnë me para në dorë, vetting edhe në ekonomi

Revista ‘Monitor’, e specializuar në fushën e ekonomisë, me anë të nje editoriali komenton rritjen e madhe të kërkesave për blerje banesash në Shqipëri, në një kohë kur ekonomia nuk e favorizon diçka të tillë.

Ekspertët e kësaj reviste sqarojnë se shtëpitë po blihen me para në dorë dhe kjo po ndodh në një kohë kur ka nisur reforma në drejtësi dhe shumë zyrtarëve u duhet të deklarojnë pasuritë e tyre dhë mënyrën se si i kanë arritur shumat e larta.

Për ekspertët është nevojshme edhe një proces ‘vettingu’ në ekonomi, ndryshe e gjithë reforma në drejtësi është e prirur për të dështuar.

Monitor:

Në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërisht atë të banesave, po ndodhin gjëra të pajustifikuara.

Revista ‘Monitor’ ka mundur të mbledhë të dhëna nga agjentë në treg se këta muajt e fundit, kërkesa për blerje banesash është rritur ndjeshëm. Megjithëse çmimet e shitjes janë rritur më shumë sesa efekti i taksës së vendosur, fenomeni nuk është frenuar. Nga bankat nuk po vijnë raportime që të ketë rritje të dukshme mbi trajektoren historike të kërkesës për kredi për shtëpi. Ndërtuesit thonë se po dominojnë blerjet me para në dorë.

Ky fenomen që është fryrë si flluskë, nuk mund të shpjegohet vetëm me faktorë që burojnë nga ekonomia, për sa kohë rritja e saj nuk është më e madhe se 3% dhe vjen nga disa vite kur ishte shumë afër zeros. Në treg nuk ka pasur as rritje pagash aq të ndjeshme, përveç pritjes së rritjes së pagave të administratës këtë vit. Madje INSTAT thotë se rritja reale e të ardhurave për qytetarët është zvogëluar. Edhe matjet e treguesve që lidhen me fuqinë blerëse nuk tregojnë përmirësim. Nga ana tjetër nuk ka as stimul apo politikë që lehtëson dhe nxit blerjen e banesave. Nuk ka ndonjë projekt madhor për strehimin. Edhe taksat për ndërtimin janë rritur. Edhe nga bankat nuk janë bërë aq liberale sa të çlirojnë kredi në atë masë sa të provokojnë blerje kaq të larta dhe të befta brenda një kohe kaq të shkurtër.

Meqenëse të gjithë këto arsye nuk japin shpjegim, atëherë ai duhet gjetur diku tjetër. Duhet kërkuar një burim tjetër se nga ka ardhur ky fluks cash.

Ky fluks blerjesh përkon me kohën kur në vend ka nisur formalisht procesi i reformës që, përmes instrumentit të pasurisë së pajustifikuara te njerëzit e drejtësisë do tentojë t’i nxjerrë ata nga sistemi si të korruptuar apo dhe të kriminalizuar. Presioni i lartë për të plotësuar dokumentet që dikur nuk kërkoheshin dhe nevoja për certifikata që dëshmojnë pafajësi për mënyrën se si janë krijuar pasuritë, ka ngritur në ajër një alarm te “të njollosurit”, se ka ardhur koha që mund të ndëshkohesh. “Monitor” nuk mund ta konfirmojë të plotë se kjo kërkesë e rritur për blerje lidhet pikërisht me Reformën e pritshme në Drejtësi. Por mund të thotë me profesionalizëm se ky kërcim i pajustifikueshëm i çmimeve vjen nga burime të errëta të ekonomisë dhe se pikërisht për këtë fakt, puna e ndershme e shqiptarëve të thjeshtë ka shkuar dëm. Duke ballafaquar të dhënat mes konsumit mesatar mujor 60-80 mijë lekë në muaj dhe të ardhurave mesatare të një familjeje shqiptare që ka të punësuar të dy bashkëshortët, do t’i duhen të paktën 10 vjet për të pasur kursime të mjaftueshme dhe të marrë një kredi, që ta ketë mundësinë e të blejë me kredi një shtëpi. Banka Botërore, në një studim të saj për mundësinë e strehimit në Shqipëri, ka pohuar se pagat aktuale të një mësuesi, mjek, punonjës tjetër administrate nuk mund ta blejë dot një shtëpi me çmimet aktuale, as pas 20 e më shumë vitesh. Kjo rritje çmimesh jashtë ekonomisë së bardhë ka goditur pikërisht përpjekjet dhe punën e njerëzve që punojnë ndershmërisht. Ndaj duhet gjetur një rrugë, që këtyre njerëzve që janë shumica, t’ju shkarkohet kjo kosto, të cilët nëse vazhdohet kështu, janë të vetmit ata që e paguajnë. Ka vetëm një rrugë: krimi dhe korrupsioni duhet të paguajnë për çdo qindarkë të pasurisë së pandershme. Nëse Reforma në Drejtësi, e cila zyrtarisht nisi si procedurë që nga e premtja e javës së kaluar, nuk merr në konsideratë këtë qëllim, është e prirë për të dështuar. Këtë e mbështet edhe sondazhi i fundit i PNUD-it, i cili i shfaqi qytetarët shqiptarë si optimistë për potencialet që mund të sjellë reforma, por që ende 46% e tyre (shumë e lartë) mendojnë ende se ajo mund të zbatohet në mënyrë të përshtatshme. Ndaj jo vetëm drejtësia dhe jo vetëm politika kanë nevojë për Vetting, por edhe ekonomia ka nevojë për Vetting-un dhe institucionet e saj të pastrimit, për t’i dhënë Reformës së Drejtësisë kuptimin e saj të plotë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024209976196289
array(1) { ["section"]=> string(141) "rriten-kerkesat-per-blerje-banesash-ekspertet-ata-qe-preken-nga-reforma-ne-drejtesi-po-paguajne-me-para-ne-dore-vetting-edhe-ne-ekonomi-69326" }