Rriten kostot, ja sa i kushton shtetit shqiptar mirëmbajtja e tunelit të Krrabës

Publikuar tek: ekonomi, më 16:06 23-10-2017 Rriten kostot, ja sa i kushton shtetit shqiptar mirëmbajtja e tunelit të Krrabës

Autoriteti Rrugor Shqiptar në fund të shtatorit të vitit të kaluar do të nënshkruante një kontratë mirëmbajtje për tunelin e Krrabës në autostradën Tiranë-Elbasan.

Por e gjendur në surprizë me një kontratë që mbaroi në shtator të këtij viti dhe me një tranzicion nëpër institucione si efekt i situatës post-zgjedhore duket se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bëjë një shtesë të kontratës deri në një moment të dytë.

Për shkak të kohës së shkurtë në dispozicion duket se zgjidhja është menduar që të jetë negocimi në tryezë me kompaninë që ka pasur mirëmbajtjen e tunelit përgjatë një viti. Sipas një njoftimi të Agjencisë së Prokurimit Publik bëhen me dije vlerat që do të shkojnë për mirëmbajtjen por jo afati i shtesës së kontratës.

Kështu vetëm për pjesën e re që fillon nga 29 shtatori 2017 e në vijim vlera e kontratës është mbi 16 milionë lekë shtuar këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Në total kontrata nga fillimi e deri më sot, pra pjesa e prokuruar në vitin 2016 dhe ajo e shtuar së fundmi e çon vlerën në 118 milionë lekë apo mbi 1 milionë USD.

Kostoja e mirëmbajtës së tuneleve nëpër autostrada është relativisht e lartë për shkak të sistemeve që janë të integruara brenda tyre që lidhen me ajrimin apo sigurinë, shkruan Monitor.al. Përveç Tunelit të Krrabës, aktualisht në regjim mirëmbajtjeje është edhe Tuneli i Thirrës që gjenet në Rrugën e Kombit i cili vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ai në Tiranë-Elbasan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026845932006836
array(1) { ["section"]=> string(85) "rriten-kostot-ja-sa-i-kushton-shtetit-shqiptar-mirembajtja-e-tunelit-te-krrabes-96902" }